Lista e tempujve te Mbretersise mesjetare Chola ne qytetin e Bangalores, Indi From Wikipedia, the free encyclopedia
Dinastia Chola ishte një nga dinastitë më jetëgjata në Indinë Jugore. Në Bangalore dinastia Chola sundoi afërsisht një shekull ndërsa Dinastia Ganga sundoi nga shekulli i I deri në shekullin e X. Dinastia Ganga sundoi mbi Gangawadin dhe Kongu Nadunë deri në shekullin e X. Zemra e Dinastisë Chola ishte lugina pjellore e lumit Kaveri, por ata sunduan një zonë në mënyrë domethënëse më të madhe në kulmin e fuqisë së tyre, duke përfshirë edhe Bangaloren e sotme. Gjatë mbretërimit të Rajaraja Cholas I—rreth vitit 1004—dinastia Chola mori nën kontroll Bangaloren pasi mundi Dinastinë Perëndimore Ganga. Gjatë sundimit të tyre, ata ndërtuan shumë tempuj brenda dhe përreth Bangalores si Tempulli Domlur Chokkanathaswamy, Tempulli Mukthi Natheshwara, Tempulli Choleswara dhe Tempulli i Vjetër Madiwala Someshwara ndër më të shquarit. Tempulli Chokkanathaswamy në Domlur, mbishkrimet më të hershme të të cilit datojnë nga shekulli i X,[1] është tempulli më i vjetër në qytet.[2] Fillimisht i ndërtuar nga Raja Raja Chola I,[1] tempulli u rikonstruktua më vonë nga perandorët Hoysala dhe ata Vijayanagara.[3] Hyjnia kryesuese e tempullit ishte Shiva, por më vonë u ndërtua një tempull i Vishnut për banorët vendorë që ishin kryesisht vaishnavitë.[1] Sundimi Chola në Karnataka përfundoi në vitin 1117 nga Perandoria Hoysala. Megjithatë disha nga punëtorët tamilë të periudhës Chola vazhduan të qëndrojnë në Karnataka dhe si rezultat tempujt Hoysala kanë mbishkrime tamile në ta. Më vonë, Gangaraja një gjeneral i mbretit Hoysala, Vishnuvardhana i përzuri tamilët nga Karnataka Jugore duke përfunduar kështu periudhën e mbishkrimeve tamile. Mbretërit Hoysala ndërtuan Tempujt Someshwara përgjatë mbretërisë së tyre. Tempulli tipik Someshwara ka një pellg zambaku ose një taverekere të përfshirë. Tempulli Someshwara në Madiwala u ndërtua rreth vitit 1247.[4] Tempulli Someshwara në Halasuru është një nga më të vjetrit në qytet, ndërsa hyjnia kryesore është Nandi, zota të tjerë si Brahma dhe Vishnu janë gjithashtu të adhuruar këtu.[5] Megjithëse në zanafill i ndërtuar nga mbretërit Hoysala, ai u rikonstruktua më vonë nga Kempegowda, i cili ndërtoi Rajagopuramin dhe ndërtoi muret rreth tempullit.[6] Tempulli 800vjeçar Tempulli Kaalikaamba Kamatheshwara në Basavangudi është tempulli i dytë më i madh në qytet.[7]
Nr. | Emri | Vendi | Periudha / Mbishkrimi më i hershëm | Referime. |
---|---|---|---|---|
1 | Tempulli Someshwara Swamy | Agara | 1500 vjeçar | |
2 | Tempulli Someshwara | Marathahalli | v. 1508 | [8] |
3 | Tempulli Halasuru Someshwara | Halasuru | [9] | |
4 | Tempulli i Vjetër Madiwala Someshwara | Madiwala | v. 1247 | [4] |
5 | Tempulli Eshwara | Kengeri | v. 1050 | [10] |
6 | Tempulli Domlur Chokkanathaswamy | Domlur | shek. i X | [1] |
7 | Tempulli Mukthi Natheshwara | Binnamangala | v. 1110 | |
8 | Tempulli Kashi Vishweshwar | Kadugodi | periudha e Rajendra Cholas | |
9 | Tempulli Kaalikaamba Kamatheshwara | Nagarathpet | shek. i XIII | [11] |
10 | Tempulli Vasantha Vallabharaya | Vasanthapura | ||
11 | Tempulli Dharmesvara | Kondrahalli | v. 1065 | [12] |
12 | Tempulli Sri Madduramma | Huskur | shek. i XI | [13][14] |
13 | Tempulli Sri Ananda Lingeshwara | Hebbal |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.