Lista e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Indi
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Në Indi ndodhen 32 Vende të Trashëgimisë Botërore që janë njohur nga United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) deri në vitin 2014.[1][2] Këto janë vende të rëndësishme të trashëgimisë kulturore ose asaj natyrore siç përshkruhen në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të vendosur në vitin 1972.[3] Konventa, që meret me mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore u adoptua më 17 nëntor 1997 në vazhdim të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s të mbajtur nga 17 tetori 1972 deri më 21 nëntor 1972. Dy vendet e para të Indisë që u bënë pjesë e listës në Seksionin e Shtatë të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në vitin 1983 ishin Fortesa e Agras dhe Shpellat Ajanta. Përgjatë viteve, në këtë listë janë shtuar 30 vende të tjera, më i fundit prej tyre është Rani ki Vavi në Guxharat dhe Parku Kombëtar i Himalajeve të Mëdha nga Himachal Pradeshi në vitin 2014.[4] Nga këta 32 vende, 25 janë vende kulturore dhe shtatë të tjerët janë vende natyrore. Nga India është propozuar një listë e mëtejshme vendesh për njohje që përfshin 51 vende. Vendet kulturore në Indi janë të shënuara nga mjashtria e tyre e punimit të gurit. Shumica e tempujve të Indisë të futur në këtë listë janë ndërtuar në gurë, pa ndonjë llaç dhe me skulptura të skalitura në ta. Vendet Arkeologjike të Nalanda Mahaviharas (Universiteti i lashtë i Nalandas) në Nalanda, Bihar u fut në listën e UNESCO-s më 15 korrik 2016.[1][5]