Libri i Mormonit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Libri i Mormonit është libri i shenjtë i Mormonizmit (Kisha e Jezu Krishtit e Shenjorëve të Ditëve të Mëvonshme), që është një nga katër vëllimet e shkrimeve të shenjta të pranuara nga ta. Është përkthyer në 106 gjuhë të botës dhe më shumë se 140 milion kopje janë botuar. Libri i Mormonit ështe botuar për herë të parë në Mars të vitit 1830 në Nju Jork, ShBA.
Libri i Mormonit për besimtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit, i krahasueshëm me Biblën. Libri i Mormonit flet për besimtarë të Krishtit në kohën e lashte të kontinentit amerikan. Sipas besimit mormon është shkruar midis viteve 600 përpara lindjës së Krishtit dhe 400 pas lindjes së Krishtit. Qëllimi kryesor i Librit të Mormonit është që t’i bindë gjithë njërezit se “Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve”.[1] Ngjarja kurorëzuese e shënuar në Librin e Mormonit është shërbesa personale e Jezu Krishtit mes banorëve të kontinentin amerikan pak kohë pas ringjalljës së tij. Aty shpjegohen doktrinat e ungjillit, theksohet vija të përgjithshme plani i shpëtimit dhe u tregohet njerëzve se ç’duhet të bëjnë që të arrijnë paqe në këtë jetë dhe shpëtim të përjetshëm në jetën që do të vijë.
Sipas besimit mormon Libri i Mormonit ishte përkthyer nga një gjuhë e lashte në anglisht nga një profet i quajtër Jozef Smithi i Riu. Anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (njihen si “Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme” ose si “Mormon”) bësojnë se Jozef Smithi i Riu ishte thirrur nga Përendia të bëhej profet dhe ta përkthente Librin e Mormonit. Në lidhje me këtë anal, Joseph Smith (lexo Xhozef Smith) ka thënë: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i bësimit tonë, dhe se një njëri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër."[2]
Për të vërtetuar hjynin e Librit të Mormonit 3 dëshmitarë[3] të veçantë dhe 8 dëshmitarët[4] të tjerë shkruan një dëshmi që Libri i Mormonit me të vërtetë erdhi nga Perëndia dhe që Jozef Smithi i Riu e përktheu atë me anë të fuqisë së Perëndisë. Këto dëshmi janë të botuara në çdo kopje të Librit të Mormonit.
Libri sipas besimit mormon u shkrua nga shumë profetë të lashtë që jetuan në kontinentin amerikan . Fjalët e tyre, të shkruara në fletë ari, u cituan dhe u përmblodhën nga një profet-historian i quajtur Mormon (nga ky erdhi emri Libri i Mormonit). Anali përmban një rrëfim të dy qytetërimeve të mëdha. Njëri që erdhi nga Jeruzalemi në vitin 600 para Krishtit dhe më vonë u nda në dy kombë që njihen si Nefitët dhe Lamanitët. Tjetri erdhi shumë kohë më pare, kur Zoti ngatërroi gjuhët në Kullën e Babelit. Ky grup njihet si Jaraditët. Pas mijëra vjetësh, të gjithe u shkatërruan me përjashtim të Lamanitëve. Mormonet bësojnë se Lamanitet janë paraardhësit kryesorë të Indianëve të Amerikës.[5]
Brenda Librit të Mormonit janë 15 libra ose ndarje:
- Libri i Parë i Nefit
- Libri i Dytë i Nefit
- Libri i Jakobit
- Libri i Enosit
- Libri i Jaromit
- Libri i Omnit
- Fjalët e Mormonit
- Libri i Mosias
- Libri i Almës
- Libri i Helamanit
- Nefi i Tretë
- Nefi i Katërt
- Libri i Mormonit
- Libri i Ethërit
- Libri i Moronit