Lëvizja Vetëvendosje
parti e krahut të majtë në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lëvizja Vetëvendosje (shkurt: LVV; stilizuar si VETËVENDOSJE!) është një parti politike në Republikën e Kosovës. Ajo është e orientuar drejt parimeve të demokracisë sociale,[4][5] demokracisë direkte,[6][7] populizmit,[5][8][9] progresivizmit, dhe kombëtarizmit shqiptar.[10][11][12][13][14]
Lëvizja Vetëvendosje | |
---|---|
Shkurtesa | LVV VV |
Udhëheqësi | Albin Kurti |
Liderja e grupit parlamentar | Mimoza Kusari-Lila (në veprim) |
Themelues | Albin Kurti |
Themeluar | 12 qershor 2005 |
Paraprirë nga | KAN (Rrjeti i Veprimit të Kosovës) |
Selia | Rruga Behije Dashi, nr. 31, Prishtinë, Kosovë |
Gazeta | Përballja |
Anëtarësimi | 36,500 (2018 ll.)[1] |
Ideologjia | Kombëtarizmi Bashkimi Kombëtar[2][3] Socialdemokracia Demokracia direkte Feminizmi |
Parimi | "Me mendje e zemër, deri në Vetëvendosje!" |
Kuvendi i Kosovës | 58 / 120 |
Komunat e Kosovës | 3 / 38 |
Party flag | |
Faqja zyrtare | |
http://www.vetevendosje.org/ |
Vetëvendosje u themelua në 2005 si një lëvizje e pavarur opozitare[5] dhe pasardhësja e Rrjetit të Veprimit të Kosovës (Kosova Action Network; KAN), dhe mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2010. Lëvizja në thelb e bazon ideologjinë e vet mbi veprat e Ukshin Hotit.[15][16]
Ajo i ka përqëndruar programet e saj përgjatë tre boshteve kryesore: shteti i zhvillimit dhe shteti i mirëqenies. Lëvizja në zgjedhjet komunale të vitit 2017 arriti të fitoj në kryeqytet Prishtinë, Prizren dhe Dardanë por pas disa ndarjeve brenda partisë në Maj 2017 Lëvizja humbi kryeqytetin dhe Dardanen. Ata kishin grupin më të madh parlamentar me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pasi që kanë dalë si partia më e votuar në zgjedhjet e 2017. Ne zgjedhjet e 2019 dolën sërish të parët, por morrën 29 karrige në parlament. Ne zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 VV mori 58 mandate bashke me listen Guxo duke u kthyer perseri ne pushtet.