![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/41/Woman-power_emblem.svg/langsq-640px-Woman-power_emblem.svg.png&w=640&q=50)
Feminizmi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Feminizmi është një gamë e lëvizjeve dhe ideologjive që ndajnë një qëllim të përbashkët: të përcaktojë, krijojë, dhe të arrijë barazi politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe të drejtat shoqërore për gratë [1][2]. Kjo përfshin kërkesat për të krijuar mundësi të barabarta për gratë në arsim dhe punësim. Një feminist/feministe mbron ose mbështet të drejtat dhe barazinë e grave[3].
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/41/Woman-power_emblem.svg/640px-Woman-power_emblem.svg.png)
Lëvizjet feministe kanë bërë fushatë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, po pseee :(për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes. Feministët kanë punuar gjithashtu për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual dhe dhuna në familje [4].