Kushinagari
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kushinagari, Kusinagari ose Kushinara është një qytet me sistem qeverisjeje nagar panchayat në distriktin e Kushinagarit të shtetit indian të Uttar Pradeshit, i vendosur rreth Autostradës Kombëtare 28 (National Highëay-28) dhe 52 km në lindje të qytetit të Gorakhpurit. Qeveria e Uttar Pradeshit ka propozuar që linja Kushinagar-Sarnath Buddha Expressway të lidh qytetet e pelegrinazhit Budist. Linja ekspres do jetë rreth 200 km e gjatë dhe do të pakësojë largësinë nga shtatë orë deri në një orë e gjysëm. Linja ekspres gjithashtu do të promovoi aksesin e lehtë nga qytetet e tjera Lindore të Indisë te AIIMS-i i propozuar pranë Gorakhpurit. Është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi budist, ku budistët besojnë se Gautama Buda arriti Parinirvanan pas vdekjes së tij.[2] Jashtë Indisë, është një Qendër Pelegrinazhi Ndërkombëtare Budiste. Ndjekësit e Budizmit, veçanërisht nga vendet aziatike, dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend të paktën një herë gjatë jetës së tyre.[3]
Kushinagari
कुशीनगर | |
---|---|
qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 22.214[1] |
{{{postal_code_type}}} | 274403 |
Faqja zyrtare | www.kushinagar.nic.in |