From Wikipedia, the free encyclopedia
Kuernavaka është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit Morelos në Meksikë. Qyteti ndodhet në jug të Meksiko Siti.
Kuernavaka | |
---|---|
Qytet dhe Komunë | |
Nofkat: "Qyteti i Pranverës së Përjetshme" | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 338.650 |
{{{postal_code_type}}} | 62000 |
Faqja zyrtare | www.cuernavaca.gob.mx |
Kuernavaka u quajt me nofkën si "Qyteti i Pranverës së Përjetshme" nga Alexander von Humboldt në shekullin e 19-të.[1] Emri "Kuernavaka" rrjedh nga fjala Nahuatl "Cuauhnāhuac" që do të thotë "i rrethuar nga pemët".
Kuernavaka ka klimë tropikale të savanës. Muaji më i nxehtë është maji me temperaturë mesatare të 23.5 °C dhe muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare të 18.7 °C. Komuna ka dy klima të dallueshme. Në veri, është një klimë e butë që është disi e lagur me shi kryesisht në verë. Kjo zonë është e mbuluar me pyje të pishës dhe lisit. Në jug, klima është më e ngrohtë me të njëjtin model lagështie. Zona jugore është kryesisht me gjelbërim me disa pyje tropikale. Temperatura mesatare vjetore është 20.9 °C, ndërsa muajt më të ngrohtë janë prill dhe maj dhe dhjetra më e ftohtë. Temperaturat vetëm herë pas here kalojnë 34 °C ose bien nën 10 °C.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.