Krishtërimi në Shqipëri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Nga viti 1000 pas Krishtit, Perandoria Bizantine ka kryer misione të Kishës në këtë zonë. Me ndikimin në rritje të Venedikut, françeskanët filluan të vendosen në Arbëri deri në shekullin e 13-të. Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, nën sundimin e Perandorisë Osmane, krishterimi u zëvendësua nga Islami si fe e shumicës në Shqipëri. Një studim demografike nga vitit 2009 i Pew Research Center thekson se përqindja e myslimanë në Shqipëri është 80%.[1] CIA World Factbook jep një shpërndarje prej 70% myslimanë, 20% Ortodoksë Lindorë dhe 10% Katolikë Romakë.[2] Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë paraqiti versionin e vet të statistikave në lidhje me shpërndarjen e përkatësive fetare në Shqipëri duke parashtruar se në Shqipëri ka vetëm 38% myslimanë, 16% ortodoksë, 17% katolikë dhe 25% ateistë ose jo-fetarë.[3] Gjithësesi, nga ana tjetër, Baza e të Dhënave Botërore e CIA-s (CIA World Factbook) siguron shpërndarjen e popullatës fetar si myslimanë - 70%, ortodoksë - 20%, dhe katolikë - 10%. Megjithatë, qeveria e Shqipërisë ofron përqindjet e përkatësive fetare me vetëm 38% myslimanë, 16% ortodoksë, 17% katolikë dhe 25% ateistë apo jo-fetarë. Në regjistrimin e vitit 2011 - regjistrimi më i fundit në lidhur me këtë çështje - deklaroi se përkatësia fetare e popullsisë së Shqipërisë ishte: myslymanë 56.7%, padeklaruar 13.79%, katolikë 10.03%, ortodoksë 6.75%, besime të tjera fetare 5.49%, ateistë 2.5%, bektashinjë 2.09%, dhe krishterë të tjerë 0.14%.[4]
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/0/0b/Mural_Picture_-_Medieval_Art_in_Albania.gif/220px-Mural_Picture_-_Medieval_Art_in_Albania.gif)
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |