Kremlini
kompleks i fortifikuar në Moskë, Rusi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kremlini i Moskës është një fortesë historike që ndodhet në qendër të këtij qyteti, me pamje nga lumi Moskva në jug, nga katedralja Saint Basil në veri dhe nga Sheshi i Kuq në lindje dhe Kopshti Aleksandër ne perëndim. Është ndërtesa më e njohur e Rusisë, në të cilën përfshihen katër pallate mbretërore, katër katedrale dhe Muri Kremlin sëbashku me kullat Kremlin. Struktura e parë e Kremlinit është ndërtuar nga Ivan Kalita në 1320. Më 1475 Moska u shpall kryeqendër e shtetit rus. Për të treguar ambiciet e tij perandorake, Ivani rikonstruktoi Kremlinin. Këtë gjë ai e bëri përmes disa arkitektëve mjaft të talentuar italianë. Pas luftërave që pasuan, Kremlini pësoi dëme të mëdha, por jo të pariparueshme. Në ditët e sotme fortesa shërben si rezidenca e banimit e Presidentit të Rusisë.
Emri Kremlin do të thotë “fortesë brenda një qyteti”,[1] dhe shpesh përdoret si metonim për t’iu referuar qeverisë së Federatës Ruse në të njëjtin kuptim si Shtëpia e Bardhë që i referohet Zyrës Ekzekutive të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në të vërtetë, edhe uebfaqja zyrtare e presidentit të Rusisë është www.kremlin.ru. më herët i referohej qeverisë së Bashkimit Sovjetik (1922 – 1991) dhe anëtarëve më të lartë të saj (si sekretarëve të përgjithshëm, kryeministrave, presidentëve, ministrave, dhe komisarëve). Kremlinologjia i refereohet studimit të politikave ruse dhe sovjetike.