![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/50/Constanta_romania.jpg/640px-Constanta_romania.jpg&w=640&q=50)
Konstanca
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konstanca (historikisht: Tomis; rumanisht: Constanța, greqisht: Κωνστάντζα ose Κωνστάντια, Konstantia, bullgarisht: Кюстенджа ose Констанца, turqisht: Köstence) është një ndër qytetet më të vjetra të Rumanisë. Është themeluar rreth vitit 600 p.e.s.. Gjendet në rajonin Dobruxha të Rumanisë, dhe laget nga Deti i Zi. Është qendra e qarkut Constanța dhe qyteti më i madh i rajonit.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/50/Constanta_romania.jpg/640px-Constanta_romania.jpg)
Sipas censusit të vitit 2011, Konstanca kishte 283,872 banorë, që e bënte qytetin e pestë më të madh të Rumanisë. Porti i Konstancës ka një sipërfaqe prej 39.26 km² dhe gajtësi prej 30 km. Është porti më i madh në Detin e Zi.[1]