Konferenca e Londrës (1912–1913)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si "Konferenca e Paqes në Londër", ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Austro-Hungaria u perfaqesua nga ambasadori Memdsdorf. Gjermania u perfaqesua nga ambasadori Lichnowsky. Italia u perfaqesua nga ambasadori Imperiali. Rusia u perqafqesua nga diplomati Benckerdorff. Britania e Madhe u perfaqesua nga ministri i jashtem i saj Grey. Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.