![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f8/%25C4%25B0ttihat_ve_Terakki_amblemi.jpg/640px-%25C4%25B0ttihat_ve_Terakki_amblemi.jpg&w=640&q=50)
Komiteti "Bashkim e përparim"
From Wikipedia, the free encyclopedia
Komiteti "Bashkim e Përparim" (osmanisht: إتحاد و ترقى جمعيتی, transl. Itihad ve Terakki Xhemijeti) e njohur në historiografinë shqiptare thjesht si Xhemijeti ose Klubi "Bashkimi", më vonë quajtur Partia për Bashkim e Përparim (osm. İttihad ve Terakki Fırkası) ka nisur që më 6 shkurt 1889 me shoqërinë sekrete Komitetin e Bashkimit Osman (osm. İttihad-ı Osmanî Cemiyeti) themeluar në Stamboll nga studentët e mjekësisë Ibrahim Themo (Ibrahim Starova), Mehmed Reshid, Abdullah Xhevdet, Is'hak Sykytiu, etj.[1][2][3] U shndërrua në organizatë politike nga Behaeddin Shakir, dhe u bë përkrahëse e Xhonturqve më 1906. Në Evropë njiheshin si Xhonturq, ndërsa në Perandorinë Osmane quheshin xhemijetxhinj ose bashkimxhinj në publicistikën shqiptare të kohës.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f8/%C4%B0ttihat_ve_Terakki_amblemi.jpg/640px-%C4%B0ttihat_ve_Terakki_amblemi.jpg)
Programi i Turqve të Rinj, i formuluar nga grupi i Ahmet Rizajt (i Parisit), parashikonte vetëm kërkesën e zbatimit të ligjëve që kishin dalë nga koha e Tanzimatit (1839- 1876) (shih) dhe sidomos rivendosjen e Kushtetutes së v. 1876, me të cilat synonin të forconin qëndrueshmërinë e Perandorisë Osmane ndaj hyrjes së huaj dhe pushtetin e saj të centralizuar mbi popujt e shtypur. Megjithatë, kishte një pikë takimi nderrmjet lëvizjes së Turqve të rinj dhe Levizjes Kombëtare Shqiptare, që qëndronte në luftën kundër absolutizmit të sulltanit, e cila ishte një cështje që bashkonte Shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur me Xhonturqit, megjithëse synimet e tyre në këtë luftë ishin të ndryshme.