Kodeina
opiat dhe prodrogë e morfinës që përdoret për të trajtuar dhimbjen / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kodeina është derivat i opiumit i perdorur për të trajtuar dhimbjen, si ilaç për kollën dhe diarrenë. Zakonisht përdoret për të trajtuar shkallë të lehtë dhe të moderuar të dhimbjes. Ndikim më të madh arrin kur të kombinohen me paracetamol (acetaminophen) ose me ndonjë ilaç anti-inflamator jo-steroidal (NSAID) të tillë si aspirina ose ibuprofeni.[1]. Nuk përkrahet përdorimi i saj për supresion akut të kollës tek fëmijët apo të rriturit.[2] .Në Evropë nuk rekomandohet si ilaç i kollës tek personat nën moshën dymbëdhjetë vjeçare.Zakonisht merret nga goja. Ai fillon të ndikojë pas gjysmë ore me efekt maksimal prej orësh. Kohëzgjatja e përgjithshme e efekteve të saj zgjat rreth katër deri në gjashtë orë. [3]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f6/Myosis_due_to_opiate_use.jpg/640px-Myosis_due_to_opiate_use.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c5/Co-codamol_chemistry.svg/640px-Co-codamol_chemistry.svg.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b9/Codeine3Dan.gif/220px-Codeine3Dan.gif)
Efektet anësore të zakonshme përfshijnë të vjella, kapsllëk, kruarje, ndjeshmëri dhe përgjumje. Efektet anësore serioze mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje dhe varësisë. Është e paqartë nëse përdorimi i saj në shtatzëni është i sigurt. Duhet të përdoret me kujdes gjatë ushqyerjes me gji pasi mund të rezultojë në helmim opiat tek foshnja. Kodeina funksionon duke u ndarë në morfinë në mëlqi. Se sa shpejt ndodh kjo varet nga vetë gjenetika e atij personi. [4]. Që mga viti 2016 nuk rekomandohet përdorimmi i tij te fëmijët. [5]
Kodeina u zbulua në vitin 1832 nga Pierre Jean Robiquet. [6] Në vitin 2013 janë prodhuar rreth 361,000 kilogramë kodeinë, ndërsa 249,000 kilogramë janë përdorur. [7] Kjo e bën atë opiatin më të shpeshtë. Është në listën e barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si ndër ilaçet më efektive dhe më të sigurta që i nevojiten sistemit shëndetësor. [8] Kostoja e shitjes me shumicë në botën në zhvillim është midis 0.04 dhe 0.29 USD për dozë që nga 2014. [9] Në Shtetet e Bashkuara një dozë kushton rreth një dollar . [10] Kodeina paraqitet natyrshëm dhe përbën rreth 2% të opiumit. [11]