Konkatedrala e Shën Luçisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha e “Shën Luçisë” në Durrës është një kishë katolike e ndërtuar mes viteve 1858-1868.[1] Ajo është kisha me e vjetër e krishterë në qytetin e Durrësit dhe gëzon statusin e kon-katedrales nga Argjipeshkvia katolike Tiranë-Durrës. Brenda kishës ndodhet varri i imzot Pjetër Gjurës dhe Nikoll Kaçorrit si dhe eshtrat e të lumëve Vinçens Prennushi dhe Jul Bonati.[2]
Në këtë kishë kanë shërbyer me radhë disa nga figurat më të rëndësishme të katolicizmit shqiptarë në shekullin e XX. Mes tyre Nikoll Kaçorri, Jul Bonati, Françesko Melkiori, Pjetër Gjura, Vinçens Prennushi, Anton Zogaj, Gjergj Meta, etj. Së fundmi famullitar i kishës është dom Marjam Lumçi.[3]
Kisha ka marr statusin “në mbrojtje paraprake”, pas propozimit për shpallje monument kulture që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës i ka dërguar Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2018.[4]