Anton Zogaj
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anton Zogaj (Kthellë, 26 korrik 1908 - Durrës, 9 mars 1948) ka qenë prift shqiptar i pushkatuar nga regjimi komunist. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]