Kisha katolike në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha katolike ka një grigjë në Kosovë prej afro 200,000 besimtarësh në një popullasi me afërsisht 2 milion njerëz. 60,000 katolikë të tjerë kosovarë janë jashtë rajonit, kryesisht për punë. Ata janë kryesisht shqiptarë etnikë, me disa kroatë.
Një nga kishat më të vjetra katolike në Kosovë është kisha katolike e Vinarcit, në Mitrovicë.[1][2] Dioqeza e Prizrenit-Prishtinë (deri më 5 shtator 2018, një Administrim Apostolik i Prizrenit) është rrethi kishtar i Kishës Katolike në Kosovë. Ajo ka qendrën në qytetin e Prizrenit. Ipeshkvi Dodë Gjergji shërben si peshkop dioqezan nga viti 2019. Deri më 2020 Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si një shtet sovran.
Arqipeshkvi titullar i Sulci Jean-Marie Speich është Nuncio Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë nga viti 19 marsi 2019.