![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d6/Flag_of_Montenegrin_Orthodox_Church.jpg/640px-Flag_of_Montenegrin_Orthodox_Church.jpg&w=640&q=50)
Kisha Ortodokse Malazeze
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha Ortodokse Malazeze (malaz. Црногорска православна црква, ЦПЦ ose Crnogorska Pravoslavna Crkva, CPC) është një kishë e krishterë ortodokse, që vepron në Mal të Zi dhe në qarqet mërgimtare malazeze (siç janë në Serbi dhe Argjentinë).[1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d6/Flag_of_Montenegrin_Orthodox_Church.jpg/640px-Flag_of_Montenegrin_Orthodox_Church.jpg)
Është themeluar si OJQ në vitin 1993 nga rryma politike që mbështetnin shkëputjen e Malit të ZI nga Jugosllavia, ndërsa në vitin 1999 u njoh si bashkësi fetare nga Qeveria e Malit të Zi. Megjithatë, mbetet e panjohur kanonikisht nga kishat e tjera ortodokse dhe gjendet në konflikt juridiksional me Kishën ortodokse serbe.[1]