![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/38/Hvalov_zbornik1.jpg/640px-Hvalov_zbornik1.jpg&w=640&q=50)
Kisha Bosnjane
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha Mesjetare e Bosnjës ose Kisha Bosnjane (Bosnjane: Crkva bosanska/Црква босанска, Latinisht: Ecclesia bosniensis, Eng:Bosnian Church,) quhej Kisha e Krishterë në Bosnjën Mesjetare e cila ishte e pavarur dhe konsiderohej heretike si nga Kisha Katolike ashtu edhe nga Kisha Ortodokse.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/38/Hvalov_zbornik1.jpg/320px-Hvalov_zbornik1.jpg)
Historianët tradicionalisht e kanë lidhur këtë lloj kishe me bogumilët dhe bogumilizmin, edhe pse kjo tezë është e sfiduar. Pasuesit e kësaj kishe e quanin veten e tyre thjesht krstjani ("Krishterë") ose dobri Bošnjani ("Boshnjanë të Mirë"). Organizimi i kishës dhe besimit ende nuk është kuptuar sa dhe si duhet, sepse mungojn të dhënat autentike, dhe kisha njihet vetëm nga të dhënat e burimeve të jashtme, kryesisht nga burimet katolike.[1] [2] [3] [4]