Kisha-Xhami e Shkodrës
xhami From Wikipedia, the free encyclopedia
xhami From Wikipedia, the free encyclopedia
[Kisha Xhami 1]Në oborrin e madh të kalasë së Shkodrës gjendet ngrehina e asaj që deri nga gjysma e shekullit 19 ishte Xhamia e Sulltan Fatihut,[1] kur administrata osmane dhe valiu ishin ende pa zbritur nga kalaja në qytet, xhamia funksiononte normalisht për nëpunës e popull dhe kulla ekzistente ishte minarja.
Sipas ekspertëve të trashëgimisë kulturore, ndërtesa para se të bëhej xhami shërbente si kishë, përkatësisht si kisha e Shën Shtjefnit e ndërtuar njëherë si kishë ortodokse më 1319 kur qyteti ishte sa pjesë e ndikimit të njësive shtetërore sllave, sa dhe pjesë e ndikimit politik e kulturor bizantin.[2] U bë më pas kishë katedrale katolike gjatë shekullit të 15 kur qyteti ishte pjesë e zotërimeve tejdetare të Republikës së Venedikut.[3][4][5]
Brenda mureve të kalasë, një kishë ortodokse u ndërtua me stil gotik më 1319 gjatë dominimit bizantin mbi qytetin. Kjo kishë u bë katedralja e qytetit dhe iu kushtua Shën Stefanit.[2]
Sipas specialistit të monumenteve Sulejman Dashi mendohet se minarja iu shtua rreth vitit 1405,[6] kur Venediku i paguante tribut vjetor osmanëve si zotëruesit de jure të qytetit pasi ia dorëzuan venedikasve më 1396.[7][8] Gjasat janë që kthimi i saj në xhami lidhet me vendosje e garnizonit osman në këtë periudhë si dhe stili selxhuk i minares me atë të minares së Xhamisë së Kuqe në kalanë e Beratit, si dhe vendosja e sa në anën fundore të xhamisë dhe jo në të djathtë të hyrjes siç ka qenë karakteristikë e xhamive osmane të shekullit 15.[6] Kisha u zgjerua nga venedikasit gjatë shekullit të 15 dhe u bë kishë katolike.[2] Në të përkohshmen Leka më 1936 botohet një shkrim për ekzistencën e një kishe në kalà:[9]
"Me dt. 23 prill 1434 flitet për xavendsimin e meshtarit-kujdestar të kishës së Shen Kollit në kështjellë të Shkodrës, njëfarë Jak Bianku prej Ulqinit me Dom Pjetrin prej Shkodre."
Me rimarrjen përfundimtare të qytetit nga osmanët, kisha u adoptua në xhami nuk kërkoi ndryshime të mëdha strukturore, apsida përkonte me drejtimin nga kibla, kësodore iu bë mihrabi.[2] Bogdani në një relacion të 1685 shkruan:[10]
"Në kishën e kështjellit, e cila ishte kisha e kushtueme Sh'Shtjefnit promartir, pajtor i Shkodrës, pashë një organo të shkatërrueme nga barbarët (turqit) e mbajshin në kujtim të fitoreve të tyne."
Sipas udhëtarit Evlija Çelebi kur bujti në qytet gjatë udhëtimeve të tij, faltorja quhej Xhamia e Sulltan Fatihut. Nga relacioni i kalorësit Gjon Bolica, mik i sundimtarit Hydaverdi pashë Begollit, kuptohet që kulla ishte ndërtuar për të qenë kullë sahati.[9] Sipas ditarit (fillim shek. XIX) të të atit të Mollà Daut efendi Boriçit, Haxhi Mustafai ka shënuar se shpesh është falur, ka dëgjuar vasë dhe ka marrë pjesë në këndimin e Mevludit në xhami. Deri kur zyrat qeveritare të valiut u zhvendosën nga kalaja në lagjet e reja të qytetit më 1865, xhamia funksiononte në rregull dhe mbahej e hapur për nëpunës dhe popull.[10] Më 1901, Antonio Baldacci shkruan se konsulli frëng Degrand nuk ishte i sigurtë se kur ishte kishë, a i ishte kushtuar Shën Lazrit apo Shën Shtjefnit.[11]
Në kohën e pushtimit fashist, kleri katolik duke pretenduar se ka qenë kishë kushtuar Shën Shtjefnit ose Shën Kollit, duke dashur të përfitonte nga konjukturat - shkruan hartuesi i një enciklopedie mbi qytetin dhe orientalisti Bushati - planifikoi rindërtimin e saj në kishë duke i tjetërsuar kështu vlerat historike të përgjithshme.[10] Me kohën u zbulua ndonjë afresko që shërbeu për të sugjeruar që ka qenë kishë e shndërruar në xhami, por për Bushatin nuk është gjetur dokument ta vërtetojë shndërrimin.[12] Mbetjet e xhamisë ruajnë një qyrs, mihrabin dhe kullën e minares.[13]
Shteti shqiptar e shpalli kalanë monument kulture më 1948 dhe u rishpall e tillë më 1971, dhe mbrohet nga shteti.[14]
Deri më 2017, për 12 vite radhazi famullia e katedrales së Shën Shtjefnit ngrente meshë në shenjë kremtimi për shenjtin pajtor të qytetit sipas Kishës Katolike. Kjo për Myftininë e Shkodrës është parë si cënim i kufijve të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.[15]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.