arkitekte From Wikipedia, the free encyclopedia
Kazuyo Sejima (lindur në 29 tetor 1956) është një arkitekte japoneze. Ajo njihet për dizenjimet e saj me elemente moderniste sikurse sipërfaqet e shkëlqyeshme me xham, metal dhe mermer. Ajo përdor gjithashtu kuba dhe katrorë, elementë të cilët mund të gjenden në forma të ndryshme. Ndërlidhja midis dy hapësirave përbën një nga konceptet inspirues në punën e arkitektes japoneze.
Kazuyo Sejima, së bashku me Ryue Nishizawa kanë punuar në një sërë projektesh në Gjermani, Francë, Zvicër, Angli, Hollandë, SHBA dhe Spanjë.
Në 2010, Sejima mori çmimin Pritzker Prize, duke u bërë në këtë mënyrë gruaja e dytë që e merr një çmim të tillë. Çmimi iu dha për bashkëpunimin me Ryue Nishizawa.[1]
Sejima lindi në 29 tetor 1956 në Mito, Ibaraki, Japoni. Ajo u diplomua pranë Universitetit për Gratë në Japoni në 1979. Më pas ajo vijoi studimet master në arkitekturë në 1981. Në po të njëjtin vit, ajo nisi të punojë me firmën e arkitekturës, Toyo Ito deri në vitin 1987.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.