Kazaja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kazaja (arabisht قضاء, qaḍā, shumësi أقضية, aqḍiyah; osmanisht, kazâ)[1] ka qenë një ndarje administrative në administratën e Perandoria Osmane me një kajmekam në krye.
Në gjuhën shqipe fjala vjen nga turqishtja osmane[2] dhe do të thotë "jurisdiksion",[3] shpeshherë përkthehet "distrikt",[4] "nëndistrikt" që në fakt është nahije, ose "distrikt juridik". Në çdo sanxhak kishte një mëkëmbës të sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të spahinjve (allaj-bej), kurse në çdo kaza një gjykatës (kadillëk, nga kadiu) që varej drejtpërdrejt nga sulltani.[5]