komponim kimik From Wikipedia, the free encyclopedia
Karbonati i natriumit () ose soda e larjes është kripa e natriumit e tretshme në ujë e acidit karbonik.
Më 1792, kimisti francez Nikolas Leblank krijoi një proces për përfitimin e karbonatit të natriumit nga kripa, acidi sulfurik. Së pari, kripa e detit (kloruri i natriumit) shkrihet në acid sulfurik duke dhënë sulfatin e natriumit dhe acidin klorhidrik në gjendje të gaztë:
Pastaj sulfati i natriumit reagon me karbonat kalciumi:[1]
Më 1861, kimisti industrial belg Ernest Solveji zhvilloi një metodë për ta shndërruar klorurin e natriumit në karbonat natriumi duke përdorur amon:
Ky proces ishte dhënë nga kimisti kinez Hou Debang në vitet e 30 të shek. XX:
Bikarbonati i natriumit dallohet si precipitat për shkak të tretshmërisë së ulët që ka. Pastaj nxehet në temperaturë 80-95 °C për ta përfituar karbonatin e natriumit (të pastër).
Karbonati i natriumit përdoret për pastrimin e xhamave, letrave, si sapune dhe detergjente. Gjithashtu, përdoret edhe si zbutës i ujit. Është aditiv i ushqimit, përdoret si rregullator i aciditetit.
Jashtë Tokës, dihet se ka shumë pak karbonat natriumi.[2] Përderisa ka karbonate në Mars, konsiderohet se ka edhe karbonat natriumi[3], por ende nuk është konfirmuar.
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.