From Wikipedia, the free encyclopedia
Formula 1 kampionati i vitit 2006 ishte kampionati i 57të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA.
| ||||||||||||||
Kampionati botërorë në Formula 1 filloi më 12 mars me garën e mbajtur në Bahrain dhe përfundoi më 22 tetor me garën e mbajtur në Brazil duke rrumbullaksuar gjithsej 18 gara në këtë kampionat. Ky kampionat do të mbahet mend nga disa elemente një nga ato është përmbyllja e karrierës në Formula 1 nga ana e pilotit, kampionit të shtatë fishtë botërorë në këtë sport Michael Schumacher. Në këtë kampionat veçohen Michael Schumacher dhe Fernando Alonso me nga shtatë fitore, por Fernando Alonso arrinë të bëhet për herë të dytë në karrierën e tijë kampion botërorë duke arritur 134 pikë duke e lënë prapa tijë Shumin me 121 pikë. Garën e instruktorëve e fiton Renault F1 me vetëm 5 pikë diferencë nga Scuderia Ferrari. Sezoni u përqendrua rreth rivalitetit mes Alonsos dhe Shumakerit, ku secili fitoi nga shtatë gara. Pilotët e Renosë dhe Ferrarit dominuan dhe fituan në të gjitha garat përveç njërës, dhe 4 vendet e dyta të cilat nuk u arritën nga këto dy skuadra, u arritën nga McLaren Mercedes. Gjatë këtij sezoni, për herë të parë që nga viti 1956 asnjë skuadër Britanike nuk arriti të fitonte gara dhe si në 1956-ën, vetëm skuadra prodhuesish automobilistikë fituan të gjitha garat e sezonit. http://en.wikipedia.org/wiki/2006_Formula_One_season
Renault dhe Fernando Alonso kryesuan fillimisht në kampionatet e konstruktorëve dhe pilotëve respektivisht. Kampioni i botës në fuqi arriti të fitojë (përfshirë këtu dhe katër fitore rradhazi) në Bahrein, Australi, Spanjë, Monako, Britani dhe Kanada në gjysmën e parë të sezonit. Shoku i tij i skuadrës Giancarlo Fisichella fitoi për herë të tretë në karrierën e tij në garën e Malajzisë. Në garën e Malajzisë u hapën diskutime dhe u aludua se disa skuadra përdornin "krahë aerodinamikë të lëvisshëm" të jashtëligjshëm, të cilët përmirësonin shpejtësinë maksimale. Në garën e ardhshme u bënë ndryshime në rregullore përsa i përket këtyre krahëve. Pas një sezoni katastrofik në vitin 2005 dhe një fillimi të dobët në sezonin 2006, Michael Schumacher fitoi gara të njëpasnjëshme në Imola dhe Nürburgring. Gjatë xhiros së fundit të provave të tij kualifikuese në çmimin e madh të Monakos, Shumaker ndaloi tek kthesa La Rascasse, duke sjellë flamujt e verdhë dhe në këtë mënyrë pilotët e tjerë nuk mund të kalonin atje me shpejtësi maksimale. Pas mbylljes së provave pati menjëherë ankesa nga skuadrat e tjera të cilat pretendonin se ishte një lëvizje e qëllimshme nga ana e Shumakerit në mënyrë që të siguronte që ai të nisej nga pole position-Xhiroja e shpejtë e Alonsos që u prish nga flamujt e verdhë mund ta kishte mundur kohën më të shpejtë të Shumakerit-në fund të sektorit të dytë Alonso ishte mbi dy të dhjetat më i shpejtë se Shumaker dhe koha e tij përfundimtare ishte vetëm 0.064 sekonda më e ngadaltë se koha e Shumakerit. Megjithëse Shumakeri këmbënguli se pati një bllokim frenash tek ajo kthesë, komisarët e garës deklaruan, "Ne nuk na mbetet asnjë zgjidhje veçse të arrijmë në përfundimin se piloti e ndaloi qëllimisht makinën e tij në pistë." Penaliteti që iu dha Shumakerit ishte anullimi i të gjithë kohëve kualifikuese që ai kishte vendosur, duke e zbritur atë në vend të 22-të në rradhën e nisjes. Ai zgjodhi që të niset nga bokset dhe e përfundoi garën në vendin e pestë, pasi një aksident gjatë garës, detyroi makinën e sigurisë të futet në pistë. Gjithsesi futja e makinës së sigurisë në pistë më shumë e dëmtoi Shumakerin sepse ai ishte i fundit që udhëheqësi i garës, Alonso kishte dopjuar dhe sipas rregullores së FIA-s për vitin 2006, atij nuk i lejohej të hynte në xhiro të plotë gjatë qëndrimit të makinës së sigurisë. Kjo do thotë se ai ishte pothuajse një xhiro të plotë pas vendit të tretë që mbahej nga Kulthard dhe vendit të katërt që mbahej nga Barrikelo në momentin e rinisjes së garës. Por nga fundi i garës ai po i afrohej kërcënueshëm atyre për t'i parakaluar; duke e përfunduar garën në pak se dy sekonda në distancë nga një vend në podium. Në çmimin e madh të Britanisë, Alonnso u bë piloti i parë spanjoll dhe piloti më i ri në moshë (24 vjeç dhe 317 ditë) që fitoi një garë nga vendi i parë në nisje dhe që arrin të vendosë xhiron më të shpejtë, duke kryesuar në çdo xhiro përveç njërit. Shumaker fitoi çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, fitorja e katërt rradhazi e tij në Indianapolis dhe e pesta në karrierën e tij në këtë pistë, dhe gjithashtu çmimin e madh të Francës. FIA vendosi që sistemi "Mass Damper" i përdorur nga Renault deri në ato momente nuk i plotësonte kriteret e rregullores teknike, dhe ky sistem u përjashtua-vendimi do hapte polemika pasi vetë FIA e kishte autorizuar përdorimin e tij kur ishte konsultuar për të gjatë proçesit që Renoja po zhvillonte këtë sistem. Efekti që pati përjashtimi i këtij sistemi u pa qartësisht që në garën e ardhshme ku Renoja mezi arriti të merrte pikë. Shumaker fitoi gjithashtu çmimin e madh të Gjermanisë në Hokenhajm, ndërsa Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë. Jenson Button arriti fitoren e tij të parë në Formula Një, në çmimin e madh të Hungarisë. Alonso pati një problem mekanik gjatë fundit të garës ndërkohë që po e kryesonte atë, ndërsa majkëll Shumaker u tërhoq nga gara pas një përplasjeje me Nick Heidfeld. Gjithsesi Shumaker u ngjit në vendin e tetë në përfundimin e garës(fillimisht ishte klasifikuar në vendin e nëntë pavarësisht se u tërhoq tre xhiro para përfundimit të garës) sepse debutimi i Robert Kubica përfundoi me skualifikim nga gara. Piloti polak kishte përfunduar i shtati në garë me makinën e tij BMV.
Më poshtë janë paraqitur ekipet dhe pjesmarrësit në garat e kampionatit botërorë të vitit 2006.
Ekipi | Shasia | Motori | Gomat | Nr. | Piloti | Nr. | Piloti i tretë | Pilotët testues |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Renault | R26 | Renault RS26 2.4 V8 | M | 1 | Fernando Alonso | n/a | Heikki Kovalainen José María López Nelson Piquet Jr | |
2 | Giancarlo Fisichella | |||||||
McLaren | MP4-21 | Mercedes FO 108S 2.4 V8 | M | 3 | Kimi Räikkönen | n/a | Pedro de la Rosa Gary Paffett | |
4 | Juan Pablo Montoya | |||||||
Pedro de la Rosa | ||||||||
Ferrari | 248 F1 | Ferrari 056 2.4 V8 | B | 5 | Michael Schumacher | n/a | Luca Badoer | |
6 | Felipe Massa | |||||||
Toyota | TF106 TF106B 1 |
Toyota RVX-06 2.4 V8 | B | 7 | Ralf Schumacher | n/a | Ricardo Zonta | |
8 | Jarno Trulli | |||||||
Williams | FW28 | Cosworth CA2006 2.4 V8 4 Serie |
B | 9 | Mark Webber | 35 | Alexander Wurz | Narain Karthikeyan |
10 | Nico Rosberg | |||||||
Honda | RA106 | Honda RA806E 2.4 V8 | M | 11 | Rubens Barrichello | 36 | Anthony Davidson | James Rossiter |
12 | Jenson Button | |||||||
Red Bull | RB2 | Ferrari 056 2.4 V8 | M | 14 | David Coulthard | 37 | Robert Doornbos Michael Ammermüller |
none |
15 | Christian Klien | |||||||
Robert Doornbos | ||||||||
BMW Sauber | F1.06 | BMW P86 2.4 V8 | M | 16 | Nick Heidfeld | 38 | Robert Kubica Sebastian Vettel |
none |
17 | Jacques Villeneuve | |||||||
Robert Kubica | ||||||||
Midland Spyker |
M16 | Toyota RVX-06 2.4 V8 | B | 18 | Tiago Monteiro | 39 | Markus Winkelhock Giorgio Mondini Adrian Sutil Alexandre Prémat Ernesto Viso |
Roman Rusinov Fabrizio del Monte Adrian Valles Ronnie Quintarelli |
19 | Christijan Albers | |||||||
Toro Rosso | STR01 | Cosworth TJ2006 3.0 V10 14 Series | M | 20 | Vitantonio Liuzzi | 40 | Neel Jani | none |
21 | Scott Speed | |||||||
Super Aguri | SA05 SA06 |
Honda RA806E 2.4 V8 | B | 22 | Takuma Sato | 41 | Franck Montagny Sakon Yamamoto |
Yuji Ide |
23 | Yuji Ide | |||||||
Franck Montagny | ||||||||
Sakon Yamamoto |
Xhiro | Çmimi | Organizuesi | Qarku | Data | Piloti Fitues | Ekipi Fitues |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | F1 Bahrain - 2006 | F1 Bahrain | Bahrain International Circuit | 12 mars | Fernando Alonso | Renault |
2 | F1 Malajzia - 2006 | F1 Malajzia | Sepang International Circuit | 19 mars | Giancarlo Fisichella | Renault |
3 | F1 Australia - 2006 | F1 Australia | Albert Park | 2 prill | Fernando Alonso | Renault |
4 | F1 San Marino - 2006 | F1 San Marino | Autodromo Enzo e Dino Ferrari | 23 prill | Michael Schumacher | Ferrari |
5 | Stampa:Country data Europe F1 Evropa - 2006 | Stampa:Country data Europe F1 Evropa | Nürburgring | 7 maj | Michael Schumacher | Ferrari |
6 | F1 Spanja - 2006 | F1 Spanja | Circuit de Catalunya | 14 maj | Fernando Alonso | Renault |
7 | F1 Monako 2006 | F1 Monako | Circuit de Monaco | 28 maj | Fernando Alonso | Renault |
8 | F1 Anglia 2006 | F1 Anglia | Silverstone Circuit | 11 qershor | Fernando Alonso | Renault |
9 | F1 Kanada - 2006 | F1 Kanada | Gilles Villeneuve Circuit | 25 qershor | Fernando Alonso | Renault |
10 | F1 SHBA - 2006 | F1 SHBA | Indianapolis Motor Speedway | 2 korrik | Michael Schumacher | Ferrari |
11 | F1 Franca - 2006 | F1 Franca | Circuit de Nevers Magny-Cours | 16 korrik | Michael Schumacher | Ferrari |
12 | F1 Gjermania - 2006 | F1 Gjermania | Hockenheimring | 30 korrik | Michael Schumacher | Ferrari |
13 | F1 Hungaria - 2006 | F1 Hungaria | Hungaroring | 6 gusht | Jenson Button | Honda |
14 | F1 Turqia - 2006 | F1 Turqia | Istanbul Park | 27 gusht | Felipe Massa | Ferrari |
15 | F1 Italia - 2006 | F1 Italia | Autodromo Nazionale Monza | 10 shtator | Michael Schumacher | Ferrari |
16 | F1 Kina - 2006 | F1 Kina | Shanghai International Circuit | 1 tetor | Michael Schumacher | Ferrari |
17 | F1 Japonia - 2006 | F1 Japonia | Suzuka Circuit | 8 tetor | Fernando Alonso | Renault |
18 | F1 Brazili - 2006 | F1 Brazili | Autódromo José Carlos Pace | 22 tetor | Felipe Massa | Ferrari |
|
|
Nr. | Piloti | Ekipi | Gara | Fitore | Podiume | Pol Pozita | Xhiro Sh. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Fernando Alonso | Renault | 18 | 7 | 14 | 6 | 5 | 134 |
2 | Michael Schumacher | Ferrari | 18 | 7 | 12 | 4 | 7 | 121 |
3 | Felipe Massa | Ferrari | 18 | 2 | 7 | 3 | 2 | 80 |
4 | Giancarlo Fisichella | Renault | 18 | 1 | 5 | 1 | 0 | 72 |
5 | Kimi Räikkönen | McLaren Mercedes | 18 | 0 | 6 | 3 | 3 | 65 |
6 | Jenson Button | Honda | 18 | 1 | 3 | 1 | 0 | 56 |
7 | Rubens Barrichello | Honda | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 30 |
8 | Juan Pablo Montoya | McLaren Mercedes | 10 | 0 | 2 | 0 | 0 | 26 |
9 | Nick Heidfeld | Sauber BMW | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 23 |
10 | Ralf Schumacher | Toyota | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 20 |
11 | Pedro de la Rosa | McLaren Mercedes | 8 | 0 | 1 | 0 | 0 | 19 |
12 | Jarno Trulli | Toyota | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 |
13 | David Coulthard | RBR Ferrari | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 14 |
14 | Mark Webber | Williams Cosworth | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 |
15 | Jacques Villeneuve | Sauber BMW | 12 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 |
16 | Robert Kubica | Sauber BMW | 6 | 0 | 1 | 0 | 0 | 6 |
17 | Nico Rosberg | Williams Cosworth | 18 | 0 | 0 | 0 | 1 | 4 |
18 | Christian Klien | RBR Ferrari | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 |
19 | Vitantonio Liuzzi | STR Cosworth | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 |
20 | Scott Speed | STR Cosworth | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
21 | Tiago Monteiro | MF1 Toyota | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
22 | Christijan Albers | MF1 Toyota | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
23 | Takuma Sato | Aguri Honda | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
24 | Robert Doornbos | RBR Ferrari | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
25 | Yuji Ide | Aguri Honda | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
26 | Sakon Yamamoto | Aguri Honda | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
27 | Franck Montagny | Aguri Honda | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
|
|
Pozita | Ekipi | Shasia | Motori | Gomat | Starte | Fitore | Podiume | Pol Pozita | Xhiro Sh. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Renault | R26 | Renault | M | 18 | 8 | 19 | 7 | 5 | 206 |
2 | Ferrari | 248 F1 | Ferrari | B | 18 | 9 | 19 | 7 | 9 | 201 |
3 | McLaren | MP4-21 | Mercedes | M | 18 | 0 | 9 | 3 | 3 | 110 |
4 | Honda | RA106 | Honda | M | 18 | 1 | 3 | 1 | 0 | 86 |
5 | BMW Sauber | F1.06 | BMW | M | 18 | 0 | 2 | 0 | 0 | 36 |
6 | Toyota | TF106 TF106B |
Toyota | B | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 35 |
7 | Red Bull | RB2 | Ferrari | M | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 16 |
8 | Williams | FW28 | Cosworth | B | 18 | 0 | 0 | 0 | 1 | 11 |
9 | Toro Rosso | STR01 | Cosworth | M | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 |
10 | Midland F1 | M16 | Toyota | B | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
11 | Super Aguri | SA05 SA06 |
Honda | B | 18 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
FORMULA NJË PËR VITIN 2006 | |
---|---|
Garat | Bahrain | Malajzi | Australi | San Marino | Evropë | Spanjë | Monako | Angli | Kanada | Shtetet e Bashkuara | Francë | Gjermani | Hungari | Turqi | Itali | Kinë | Japoni | Brazil |
Pilotët | Alonso | Schumacher | Massa | Fisichella | Räikkönen | Button | Barrichello | Montoya | Heidfeld | Schumacher | de la Rosa | Trulli | Coulthard | Webber | Villeneuve | Kubica | Rosberg | Klien | Liuzzi | Speed | Monteiro | Albers | Sato | Doornbos | Ide | Yamamoto | Montagny |
Konstruktorët | Renault | Ferrari | McLaren | Honda | BMW Sauber | Toyota | Red Bull | Williams | Toro Rosso | Midland F1 | Super Aguri |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.