monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Skraparit është një kështjellë mesjetare e ngritur mbi një kodër të lartë në jugperëndim të qytetit Çorovodë. Ajo zotëronte rrugën që kalonte nëpër luginën e Osumit. Kalaja ndodhet në një kodër në formë koni me një lartësi 721 m mbi nivelin e detit.
Muri rrethues ka një lartësi 0,30 deri në 2 m dhe rrethon një sipërfaqe rreth 1 ha. Muri i pjesës perëndimore është i lidhur me një nga katër kullat dhe është i ndërtuar me gure mesatare të lidhur me llac gëlqereje i cili ka kokrriza rëre. Trashësia e murit është 2,6 m.[1]
Kalaja njihet në popull edhe si "Kalaja e Gjenevizit". Përmendet për herë të parë me rastin e thyerjes së bullgarëve më 1018 nga bizantinët. Më 1336, kjo kala, sipas kronistit bizantin Joan Kantakuzeni, ra në dorë të malësorëve arbëreshë, gjatë përpjekjeve për të marrë qytetet e vendit që ishin në duart e bizantinëve. Kalaja e Skraparit vazhdoi të përdorej edhe pas pushtimit osman në shek. XVII nga E. Celebiu.
Ky artikull në lidhje me Shqipërinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.