Kalaja e Ishmit
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Ishmit është një kala dhe monument i trashëgimisë kulturore në Ishëm, në qarkun e Durrësit, Shqipëri [1]. Ajo është ndërtuar nga viti 1572 deri në vitin 1574 nga osmanët.[2] Përballë hyrjes së kalasë është varros artisti shqiptar Ibrahim Kodra. Nga kodra ku ngrihet kalaja është i shikueshëm gjithashtu lumi Ishëm.
Kalaja e Ishmit | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Durrës, Durrës, Shqipëri |
Koordinatat | 41.539183°N 19.595008°E |
Ndërtuar | Shek. XVI ( 1572 - 1574) |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | URDHËRES, 08.01.1977 |
Nr. i referencës | DR012 |
Tipologjia | Kala |
Kalaja e Ishmit është vendosur në një pikë dominante, në qendër të komunës kodrinore e cila mban të njëjtin emër, prej nga ku të gjitha rrugët dhe terreni shihen si në pëllëmbë të dorës. Poshtë rrjedh lumi i Ishmit, i cili dikur ka qenë i lundrueshëm. Në grykëderdhjen e tij, në periudhën mesjetare ka qenë ngritur një skelë detare në të cilën përpunoheshin anijet vendase dhe ato nga vende të tjera. Kalaja u ngrit në Ishëm, në atë kohë një zonë shumë e populluar e që lidhej direkt me Krujën, me anë të një të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Porta e Lartë, e shqetësuar për zhvillimet në atë vilajet, vendosi ndërtimin e kalasë, me qëllim jo vetëm ruajtjen e vilajetit nga lëvizjet fshatare, por rrugë edhe për të ndaluar kontrabandën me Venedikun, që kishte marrë ritme shqetësuese. Kalaja e Ishmit nisi të ndërtohej në verën e vitit 1572 dhe përfundoi pas 2 vjetësh, pra në vitin 1574. Pas përfundimit të punimeve, në kala u vendos një garnizon ushtarak turk prej 410 ushtarësh. Trashësia e mureve të kalasë varionte nga 1,2 m deri në 1,5 m trashësi, ndërsa lartësia e tyre ishte deri në 7 m. Ajo përbën një objekt mjaft interesant për t'u vizituar, por mjerisht, prej disa vitesh ajo ka nisur të rrënohet.
Deri në vitin 1990 kalaja ka qenë Monument Kulture, i cili mbrohej nga shteti. Në funksion të saj ishte punësuar edhe një ciceron, i cili ishte përgatitur enkas për të treguar historinë e kalasë, por edhe të Ishmit. Por. pas këtij viti gjërat ndryshuan dhe ky objekt i lashtë u la në mëshirën e fatit. Ciceroni u hoq nga ai pozicion dhe nga muret u hoqën tabelat sqaruese si dhe ajo që e cilësonte kalanë si Monument Kulture. Edhe pse në të gjitha tekstet e historisë dhe guidat e Durrësit kjo kala përmendet për vlerat dhe historinë që mbart, kujdesi nga institucionet përkatëse është pothuajse i papërfillshëm. Nga viti në vit kalaja po shkon drejt rrënimit të plotë. Nga muret e saj janë hequr një sasi e madhe gurësh, të cilët janë përdorur nga banorët e zonës për të ndërtuar themelet e banesave të tyre të reja.[3]
Kalaja është sot e banueshme pasi në të, brënda oborrit, janë ndërtuar shtëpi në mënyrë të paligjshme.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.