From Wikipedia, the free encyclopedia
Kjo është një listë që pëshkruan faunën e zhdukur në shtetet e Ballkanit : Shqipëra, Bosnje dhe Hercegovina,Bullgaria,Greqia,Kosova,Kroacia,Mali i Zi,Maqedonia e Veriut,Serbia dhe Sllovenia .Kjo listë përbëhet nga tre klasa: gjitarët,shpendët dhe peshqit halorë. Përfshin fosilet e gjetura në epokën e Pleistocenit dhe Holocenit , kafshë që janë zhdukur në rang global dhe në rang lokal.
Ballkani ose Gadishulli i Ballkanit ose Ballkanik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrë tegs së Bullgarisë në Serbinë lindore.Laget nga Deti Adriatik, Deti Jon, Deti Egje dhe Deti i Zi. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën dhe Azinë .
Relievi i gadishullit është mjaft karakteristik ku dominon relievi malor ndaj atij fushor. Dallojmë dy sisteme malore Malet Rodope bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të Dinarideve, Alpeve Shqiptare, Sharrit dhe Pindeve, në perëndim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje. Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe ultësira.Malet e reja Dinaridet, Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Pindet shtrihen në perëndim, ndërsa malet Karpate, malet Ballkan në lindje.
Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, ultësira Perëndimore e Shqipërisë fusha e Selanikut, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit,fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.
Vija bregdetare është e gjatë, e përthyer me shumë ishuj, gadishuj, gjire etj.
Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Gadishullit Ballkanik janë gjerësia gjeografike dhe afërsia (largësia) e masave ujore (deteve). Masat ajrore nga Mesdheu vështirë depërtojnë në brendësi të gadishullit për shkak se është i rrethuar me vargmale të larta. Gjithashtu edhe këto male pengojnë edhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu dhe verilindja në bregdet.
Gadishulli Ballkanik bënë pjesë në viset me pasuri të mëdha ujore. Lumejt e Gadishullit Ballkanik u takojnë pellgjeve të deteve përreth. Pellgu më i madh është ai i Detit të Zi, në të cilin derdhet lumi Danub me degët e tij që për nga prurja prej 60000m³/s është i dyti në Evropë pas lumit Vollga.
Në Detin Adriatik derdhen lumenjtë e Shqipërisë siç janë Drini, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani, etj, të Bosnjës dhe Hercegovinës – Neretva, të Kroacisë: Cetina, Kërka, Zërmanja, Rasha, në detin Egje: Vardari, Marica, Struma kurse në Detin Jon derdhen disa lumenjtë vegjël siç janë: Araktas, Kallomos, Bistrica Aspropotomos etj.
Gadishulli ka disa liqene, me prejardhje tektonike i Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës, i Janinës, i Kosturit, tektonik dhe karstik i Shkodrës, akullnajor i Liqeni i Plavës dhe shum liqene të vogla në malet e larta, liqene lumore e artificiale.
Bota bimore e Gadishullit Ballkanik është e llojllojshme. Në Gadishullin Ballkanik gjendet afër 70% e të gjitha llojeve të bimësisë së kontinentit që numron përafërsisht 7.000 lloje. Flora e Ballkanit paraqet një përzierje në mes të asaj evropiane dhe aziatike. Bimësia dhe fauna e Gadishullit Ballkanik ndahet në dy formacione: mesdhetare dhe Evropës Qendrore.Ralievi i ndryshem ka ndikuar ne zhvillimin e kateve bimore: kati i shkurreve mesdhetare, i dushkut, i ahut, i halorëve dhe i kullotave malore. Në bimësinë mesdhetare bëjnë pjes që shkurret me gjelbërim të përhershëm-makijet me këto lloje bimësh: mareja, shqopa, xina, mërsina, gjineshtra etj., pastaj disa drunj të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe pisha e egër etj. Në brendi të gadishullit ndryshon klima e me këtë edhe bota bimore. Bimësia e e brendësisë së Ballkanit karakterizohet me pyje gjetherënëse siç janë: bungu, qarri, shparthi, panja, mëlleza, frashëri i bardhë, ahu, shkoza etj., dhe mbi to pyjet gjethembajtës - halorët si: pisha e zezë, bredhi, rrobulli etj. Mbi këto pyje shtrihen kullotat alpine.
Familja Homonidae është një familje që ka 8 lloje si gorilla,orangutangët,shimpazet dhe njerzit .Sot të vetmit homonid në Ballkan janë njerzit.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Neandertali (Homo neanderthalensis) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi,Bullgari,Mali i Zi,Serbi,Slloveni dhe Kroaci.[1] | Pleistoceni i mesëm deri në Pleistocenin e vonë,0.25-0.04 milion vjetë më parë |
Familja Cerkopitekidae është familja më e pasur e primatëve duke përfshirë babuinët,makakët,langurët etj.Sot Ballkani nuk ka asnjë lloji të majmunve të Botës së Vjetër,por dikur jetoni kryesisht majmun të gjinis Macaca.
Familja Deinotheridae është një familje e zhdukur proboshidësh të cilët jetonin në Evrazi dhe Afrikë.Familja përmbate tre gjini:Deinotherium,Prodeinotherium dhe Chilgatherium.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Deinotherium giganteum | Evropë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi dhe Bullgari.[4] | Mioceni i mesëm deri në Pleistocenin e hershëm |
Familja Mamutidae është një familje e zhdukur proboshidësh që jetonin në Evroazi,Afrikë dhe Amerika.Familja përmbante pesë gjini:Eozygodon,Losodokodn,Mammut,Sinomammut dhe Zygolophodon.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Zygolophodon | Evroazi,Afrikë dhe Amerika Veriore | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Serbi dhe Maqedonin e Veriut [5] | Pleistocen |
Familja Anakidae është një familje e zhdukur proboshidësh që banonin në Evroazi,Afrikë dhe Amerikën Veriore.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Anancus | Evroazi,Afrikë dhe Amerika Veriore | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Slloveni,Bullgari dhe Greqi.[6] | Pleistocen |
Familja elefantidae është një familje dikurë shumë e përhapur,por sot e kufizuar vetëm në Afrikën nënsahariane dhe Azinë Jugore me tre lloje të gjalla:elefanti i shkurreve afrikane,elefanti i pyjeve afrikane dhe elefantin aziatik.Ballkan dikur përmbante 3 lloje mamuthësh dhe një loji elefandi evroaziatik.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Mamuthi leshator (Mammuthus primigenius) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi.[7] | Pleistoceni i mesëm deri në Holocenin e vonë,0.40-0.004 milion vjetë më parë | ||
Mamuthi i stepës (Mammuthus trogontherii) | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi. [8] | Pleistoceni i hershëm deri në pleistocenin e mesëm,1.7-0.2 milion vjetë më parë | |
Mamuthi jugor (Mammuthus meridionalis) | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Kroaci dhe Greqi.[9] | Pleistocen,2.5-0.8 | |
Elefanti çatall-drejtë (Palaeoloxodon antiquus) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar nëGreqi,Kroaci,Bullgari dhe Turqinë Evropiane[10] | Pleistoceni i mesëm deri në Pleistocenin e vonë,0.78-0.03 milion vjetë më parë |
Familja Orkonotidae është një familje lagomorfësh të cilët përmban pikat,të përhapura në Evroazi dhe Amerikën Veriore. Prolagus është e vetmja gjini pikash që banonin në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Prolagus | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi.[11] | Mioceni i hershëm deri në Holocen,22-0.002 milion vjetë më parë |
Familja Erinakeidae është një familje eulipotifësh që përmban të shpërndarë në Evroazi dhe Afrikë.Në Ballkan sot jeton vetëm iriqi gjoks-bardh verior.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Iriqi evropian (Erinaceus europaeus) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi.[12] | Pleistoceni i mesëm deri sot |
Familja Equidae është një familje dythundrakë të përhapur dikur gjërësisht,por sot të kufizuar në Azi dhe Afrikë duke përfshirë kuajt,gomerët dhe zebrat.Sot Ballkani ka vetëm kuaj gjysëm të egër .
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Equus mosbachensis | Evropë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Pleistocen | |
Gomari i egër evropian(Equus hydruntinus) | Evropë | Fosilet në Ballkan të gomarit të egër evropian janë zbuluar në Bullgari ,Serbi dhe Greqi . | Pleistoceni i mesëm deri në Holocen,0.35-0.0025 milion vjetë më parë | |
Zebra e Steonit (Equus stenonis) | Evropë dhe Azia Qëndrore | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Kroaci,Bullgari dhe Greqi.[13] | Pleistocen |
Familja Rinocerontidae është një familje dythundrakësh të përhapur dikur në Evroazi,Afrikë dhe Amerika,por sot janë të kufizuar në Afikë dhe Azinë Jugore e Juglindore me vetëm pesë lloje.Në Ballkan rinocerontët mbijetuan deri në fund të Epokës së Akullnajave.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Rinoceronti leshator (Coelodonta antiquitatis) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi dhe Kroaci.[14] | Plioceni i vonë deri në Pleistocenin e voë | ||
Rinoceronti hundesheim Stephanorhinus hundsheimensis | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Malin e Zi. [15] | Pleistoceni i Mesëm. | ||
Rinoceronti etruskan (Stephanorhinus etruscus) | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi dhe Kroaci.[16] | Pleistocen | |
Rinoceronti hundë-ngushtë (Stephanorhinus hemitoechus) | Evropë dhe Lindja e Mesme | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi.[17] | Pleistocen | |
Rinoceronti i Merkesit (Stephanorhinus kirchbergensis) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në,Slloveni,Kroaci,Maqedonia e Veriu dhe Greqi.[18] | Pleistoceni i mesëm deri në Pleistocenin e vonë |
Familja hipopotamidae është një familje dythundrakësh të përhapur dikur në Evroazi dhe Afrikë,por sot të kufizuar në Afrik vetëm me një lloji.Ballkani dikur kisht dy lloje hipopotamësh:hipopotamin e zakonshëm dhe hipopotamin evropian.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Hipopatimi (Hippopotamus amphibius) | Fosiet në Ballkan janë zbuluar në Greqi dhe ka pasur një përhapje të madhe në Evropën Jugore.[19][20] | Pleistocen-prezent | ||
Hipopotami evropian (Hippopotamus antiquus) | Evropë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Slloveni dhe Greqi[21] | Pleistoceni i hershëm deri në Pleistocenin e mesëm |
Familja cervidae është një familje dythundrakësh të shpërndarë kryesisht në Evroazi,Afrikë dhe Amerika.Ballkani ka tre lloje drerësh vendas: kaprolli,dreri lopatar dhe dreri i rëndomt.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Dreri brirë-shkurre (Eucladoceros) | Evroazi | Fosilet në Ballkan janëzbuluar në Bosnie dhe Hercegovinë,Bullgari,Kroaci dhe Greqi.[22] | Plioceni i vonë deri në Pleistocenin e vonë | |
Dreri irlandez (Megaloceros giganteus) | Evropë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi .[23] dhe Bullgari.[24] | Pleistoceni i mesëm deri në Holocenin e mesëm 0.47-0.0077 milion vjetë më parë |
Familja Bovidae është një familje dythundrakësh,me lloje të shumta të shpërndara në Evroazi,Afrikë dhe Amerikën e Veriut.Llojet e vetme që jetojnë sot në Ballkan janë dhia e egër evropiane dhe mufloni.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Bison schoetensacki | Evropë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Pleistoceni i mesëm deri në Pleistocenin e vonë, 800.000 - 30.000 vjet më parë | |
Bizoni i stepës (Bison priscus) | Evroazi dhe Amerika Veriore | Fosilet në Ballkan të bizonit të stepës janë zbuluar në Greqi dhe Slloveni.[25] | Pleistocen deri në Holocen,1.8-0.005 milion vjetë më parë | |
Buallica evropiane (Bubalus murrensis) | Evropa Qëndrore dhe Ballkani | Ka qenë i përhapur në Evropën Qëndrore dhe Ballkan.[26] | Pleistocen deri në Holocen,0.126 milion vjetë më pare derin në 10,000 vjet më parë | |
Leptobos | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi dhe Kroaci[27] | Plioceni i vonë deri në Pleistocenin e hershëm,3.5-0.8 milion vjetë më parë | |
Gazella evropiane (Gazella borbonica) | Evropë | Në Ballkan fosilet janë zbuluar në Greqi.[28] | Pleistocen,2.14-1.95 milion vjetë më parë |
Familja Ursidae përmbët nga llojet e arijnve.Nga 8 lloje arijnsh vetëm ariu i murrmë jeton sot në Ballkan:
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Ariu i shpellës (Ursus spelaeus) | Gadishulli Iberik,Apenin dhe Ballkanik,Evropa Perëndimore ,Evropa Qëndrore.Evropa Lindore dhe Britania e Madhe | Një numër i madh fosilesh janë zbuluar në Ballkan përfshirë një individ në shpellën e Pëllumbasit në Tiranë. [29][30] | Pleistoceni i Mesëm deri në Pleistocenin e vonë,0.25-0.27 milion vjetë më parë | |
Ariu i Deningerit (Ursus deningeri) | Evropë dhe Azi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi dhe në shpellën e Gaitanit,Shkodër,Shqipëri [31] | Pleistoceni i Mesëm deri në Pleistocenin e vonë | |
Ariu i zi aziatik (Ursus thibetanus) | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Gajtanit,Shkodër duke u zbuluar dy kafka me dhëmbë thuajse të plotë dhe duke datuar në epokën e Pleistocenit. [32] | Plioceni i hershëm-prezent |
Familja Kanidae është një familje me origjin nga Amerika Veriore,por e përhapur globalisht duke përfshirë ujkun,çakallin,dhelprat,qenin-rakun,dhelprat e Amerikës Jugore etj.Sot Ballkani ka tre lloje kanidësh:Ujkun gri,çakallin e artë dhe dhelprën e kuqe.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Ujku i Mosbakit Canis mosbachensis | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi | Pleistoceni i Mesëm 0.660-0.300 milion vite më parë | |
Xenocyon lycaonoides | Evroazi dhe Afrikë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi | Pliocen-Pleistoceni i Mesëm | |
Qeni i egrë aziatik (Cuon alpinus) | Në Ballkan fosile të qenit të egër aziatik nuk janë zbuluar por Ballkani ka qenë një urë lidhëse e faunës evropiane dhe asaj aziatike[33] | Pleistoceni i Mesëm-prezent |
Familja Hienadae është një familje më një përhapje të madhe të dikurshme dhe me një shumëllojshmëri të llojeve,por sot vetëm katër lloje janë të gjalla.Në Ballkan hienat u zhdukën në fund të Epokës së Akullnajave.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Pachycrocuta brevirostris | Evroazi | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Mioceni i vonë deri në Pleistocenin e mesëm,7.2-0.4 milion vjetë më parë parë | |
Hiena e shpellës (Crocuta crocuta spelaea) | Në Ballkan fosilet e hienës së shpellës vijnë nga Bullgaria,Kroacia dhe Serbia.[34] | Pleistoceni i mesëm deri në Pleistocenin e vonë,0,5-0,011milion vite më parë |
Familja Felidae është një nga familjet me shumllojshmërin më të madhe të llojeve të gjalla,por dhe të zhdukura.Sot macet e vetme që jetojnë në Ballkan janë macja e egër evropiane dhe rrëqebulli evroaziatik me dy nënlloje:rrëqebullin e Karpateve në Serbi,Slloveni,Kroaci dhe Bullgari dhe rrëqebulli ballkanik i përqëndruar në Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut,me një numër të vogël individësh në Malin e Zi dhe Kosovë dhe ndoshta Greqi.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Periudha kohore | Foto |
---|---|---|---|---|
Macja dhëmbë-shpatë ( Homotherium spp ) | Evroazi,Afrikë,Amerika Veriore dhe Amerika Jugore | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Plioceni i hershëm deri Pleistoceni i vonë, 4-0.012 milion vite më parë | |
Megantereon | Evroazi,Afrikë dhe Amerika Veriore | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në Greqi[35] | Plioceni i hershëm deri në Pleistoceni i mesëm | |
Luani primitiv i shpellës ( Panthera leo fossilis ) | Europë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Pleistoceni i mesëm | |
Luani i shpellës (Panthera spelaea) | Në Ballkan fosilet e luanit të shpellës janë zbuluar në Serbi.Rangu i tij mbivendosej me atë të luanit modern.[36] | Pleistoceni i mesëm deri në Holoceni i hershëm,0.1-0.13 milion vjet më parë | ||
Jaguari evropian (Panthera gombaszoegensis) | Europë | Fosilet në Ballkan janë zbuluar në shpellën e Peramas,Janinë,Greqi. | Pleistoceni i hershëm deri në Pleistocenin e mesëm | |
Leopardi evropian (Panthera paradus spelaea) | Evropë | Në Ballakn fosilet janë zbuluar në Greqi.[37][38] | Pleistocen deri në Holocen |
Më poshtë janë gjitarë të zhdukur rajonalisht ose të zhduk në kohët historike.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht lagomorfësh në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht mijnsh në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht ketri në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht kastorësh në Ballkan.
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht lakuriqësh nate në Ballkan.
Ekzistojnë dy lloje të zhdukur rajonalisht drerësh në Ballkan.
Ekzistojnë tre lloje ë zhdukura rajonalisht dhe një lloji globalisht bovidësh në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Antiopa saiga (Saiga tatarica) | Në Ballkan është zhdukur në Bullgari.[49]Dikur kishte një përhapje më të gjëre. | CR | ||
Dhia e alpeve (Capra ibex) | Në Ballkan janë zhdukur,me prova fosile të cilat vine nga Shqipëria,Greqia.[50] dhe Mali i Zi. [51] | LC | ||
Auroku (Bos primigenius) | Auroku është një lloji globalisht i zhdukur,duke pasur një prezencë në kohën e zhvillimit të popujve ballkanik.Fosilet janë zbuluar në Shqipëri ,Bosnje dhe Hercegovina,Kosovë [52],Serbi dhe Mali i zi. | EX | ||
Bizoni evropian (Bison bonasus) | Lloji është zhdukur në shumë vende ballkanike por po rifutet përsëri.[53] | NT |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht foke në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Foka e Mesdheut (Monachus monachus) | Në Ballkan është zhdukur në Slloveni,Bosnja dhe Hercegovina,Bullgari dhe Mali i Zi. [54] | EN |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht felidi në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht mustelidi në Ballkan.
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht rosash në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Rosa pikaloshe (Marmaronetta angustirostris) | Evroazi dhe Afrikë | Në Ballkan është zhdukur në Maqedonin e Veriut. [57] | VU | |
Zhytraku i madh (Mergus merganser) | Në Ballkan është zhdukur në Bosnje e Hercegovin.[58] | LC |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht buhinidi në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skolopikidi në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Këmbëqiritha (Tringa totanus) | Në Ballkan është zhdukur në Bosnje e Hercegovin.[60] | LC |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht galliformi në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Gjeli bisht-lirë (Lyrurus tetrix) | Në Ballkan është zhdukur në Kroaci dhe ndoshta mund të jetë zhdukur në Kosovë,Serbi dhe në Malin e Zi. [61] | LC |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skllopi në Ballkan.
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht pelikanësh në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus) | Në Ballkan dhe ndoshta mund të jetë zhdukur në Kosovë,Serbi dhe në Malin e Zi. [63] | LC | ||
Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) | Në Ballkan është zhdukur në Bosnje dhe Hercegonivë,Kroaci dhe Maqedonin e Veriut. [64] | NT |
Ekzistojnë katër lloje të zhdukura rajonalisht shqiponjash në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Shkaba mjekroshe (Gypaetus barbatus) | Në Ballkan mund të jetë zhdukur në Shqipëri dhe Maqedonin e Veriut dhe është zhdukur në Malin e Zi,Bosnje dhe Hercegovinë,Serbi dhe Kosovë.[65] | NT | ||
Kali i Qyqes (Neophron percnopterus) | Në Ballkan ndoshta mund të jetë zhdukur në Kroaci,Malin e Zi,Bosnje dhe Hercegovinë,Serbi dhe Kosovë. [66] | EN | ||
Shkaba e zezë (Aegypius monachus) | Në Ballkan është zhdukur në Shqipëri [67] dhe Slloveni .[68] | NT | ||
Qifti i kuq (Milvus milvus) | Në Balkan mund të jetë zhdukur në Greqi. [69] | LC |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skifteri në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Skifteri kthetraverdhë (Falco naumanni) | Në Ballkan është zhdukur në Slloveni. [70] | LC |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht korbi në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht bilbithi në Ballkan.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
Bilbithi i ujit (Acrocephalus paludicola) | Në Ballkan është zhdukr në Kosovë,Serbi dhe Malin e Zi. [72] | VU |
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht sylvidi në Ballkan.
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht harabeli në Ballkan.
Ka një lloji të vetëm krapi të zhdukur në Ballkan i cili është njëkohësisht i zhdukur gobalisht.
Emri i zakonshëm dhe emri shkencor | Gama | Shënim | Statusi i ruatjes | Foto |
---|---|---|---|---|
"Chondrostoma scodrense" | Liqeni i Shkodrës | Lloji ëdhtë zhdukur globalisht.Banonte në Liqenin e Shkodrës.[75] | EX | - |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.