From Wikipedia, the free encyclopedia
KF Llapi është një klub futbollistik i themeluar më 5 korrik 1932 që luan në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe korrë shumë suksese. KF Llapi ka fituar Kupën e Kosovës 2020/21, 2021/22 si dhe Superkupën e Kosovës 2020/21.
Emri i plotë | Klubi Futbollistik Llapi | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Legjendat | ||
Themeluar | 1932 | ||
Stadiumi | Stadiumi Zahir Pajaziti | ||
Kapaciteti | 5.000 | ||
President | Beqir Batatina | ||
Menaxheri | Tahir Batatina | ||
Liga | Superliga e Kosovës | ||
2023/24 | 2 | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, KF Llapi 1932 në Podujevë dhe më pastaj edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë. Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991.
Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.
Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.
Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë. KF Llapi garonte në Ligën e Parë të Kosovës, shquhet si klubi që ka dhënë talentët më të mëdhenjë në Kosovë dhe gjithë Shqiptarëve ndër ta ishin: Favzi Rama, Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada,Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Jakup Mehmeti, Islam Visoka, Bastri Muçolli, Selatin Vokrri, Muhamet Vokrri, Luan Salihu,Rifat Hajdari, Miftar Ajvazi, Naser Hyseni, Isa Blakqori, Naser Ibrahimi, Isak Ibrahimi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Avni Stublla, Hetem Musa, Nexhat Dumnica, Fehmi Podvorica-Rista, Kujtim Aliu, Afrim Ajeti, Bejtush Bejta, Fatmir Berisha dhe shum të tjerë të cilët më detalisht do të shkruhen në monografinë kushtuar KF Llapi-t.[1]
KF Llapi me qëllim të organizimit më të mirë në vitin 2013 me inicim të Komunës së Podujevës udhëhequr nga kryetari Agim VELIU mbajti kuvendin zgjedhor me bordin drejtues i cili përkrahi Projektin afatgjatë të prezantuar nga Nexhat DUMNICA si President dhe i cili drejtonte KF Llapin edhe në të kaluarën e viteve 90-ta dhe Tahir BATATINA si shef I shtabit teknik dhe kështu filloi misionin drejt Superligës, me ambicie të qarta dhe organizim të qartë. Në mbledhjen e parë drejtuar fondit të futbollistëve, drejtuesit e klubit Nexhat DUMNICA dhe Muhamet HASANI si drejtor sportiv u paraqitën atyre planin e një Llapi të ‘ringjallur’ financiarisht dhe me objektiva të reja.
Sezoni i parë, Llapi në pozitën e 4-të, me asnjë përforcim deri në pjesën pranverore. Tahir Batatina ndryshe si motivatori më i madh në futbollin tone pretendonte Superligën, por që 90 minuta e ndajtënm, kur humbën në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës. Ishte vështirë që të niste përsëri nga zeroja, jo nga organizimi por nga motivimi për futbollistët, sepse ishte e qartë se një skuadër si Llapi nuk e meritonte vendin në Ligën e Parë. Sezoni vjeshtor, Llapi kampion dhe me synime ende për Superligë, por tani jo me barazh por direkt nga pozita e pare. Këtë edhe e arriti, në ndeshjen e fundit si vendas ndaj Kosovës së Prishtinës, Llapi triumfoi 5:1 dhe ngriti trofeun e kampionit të Ligës së Parë në qiellin e Podujevës. Festë gjithandej, lotë gëzimi kishte ato momente!
Viti 2015, Llapi pjesë e Superligës dhe gjithnjë me pretendime për pozitë sa më të lartë në tabelë, ku në sezonin vjeshtor, Llapi ua mbylli gojën të gjithë analistëve që thoshin se Llapi do luftoj për ‘mbijetesë’ duke u shpallur nënkampion vjeshtor. Sezoni pranveror, jo edhe aq i suksesshëm, me disa rezultate dëshpëruese që na vurën në vendin e 6-të në tabelë. Llapi pretendonte ndonjë trofe përmes Kupës, por edhe nga ajo u eliminua në gjysmëfinale nga Prishtina. Viti 2016, Llapi po bënte përvojë në Superligë, sepse tashmë kishte filluar të bëhej ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtarë. Në sezonin vjeshtor, Llapi prapë nënkampion vjeshtor, ndërsa tani në TOP 4 të Vala Superligës. Kthimi i Llapit në ‘Zahir Pajaziti’, ishte muri i çdo kundërshtari që deri më tani, u kthye pa fitore. Llapi suksesshëm në Digitalb Kupë, në finale ndaj Besës dhe më afër Evropës si asnjë herë më parë, duke marrë parasysh licencimin e Llapit për gara në UEFA.[2]
FC Llapi ndeshjet si vendas i zhvillon ne Stadiumin e qytetit "Zahir Pajaziti"
|
|
|
|
Stafi teknik | |
---|---|
Pozita | Emri |
Trajner | Tahir Batatina |
Ndihmës trajner | Blerim Bunjaku |
Arsim Tërshani | |
Trajner i portierëve | Diamant Kadriolli |
Fizioterapeutë | |
Art Sopi | |
Oktay Altun | |
Doktor | Dardan Sheholli |
Antarët e bordit | |
Detyra | Emri |
Kryetar | Beqir Batatina |
Nënkryetar | Amrush Batatina |
Drejtor Sportiv | Mentor Zhdrella |
Sekretar | Muhamet Rexhepi |
Zyratari për media dhe informim | Petrit Miftari |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.