From Wikipedia, the free encyclopedia
Klubi Futbollit Laçi është një klub shqiptar futbollistik me seli në qytetin e Laçit, në veriperëndim të Shqipërisë. Klubi u formua në vitin 1960, dhe arritja më e madhe e klubit ishte triumfi në Kupën e Shqipërisë në sezonin 2011–12. Ngjyrat e fanellës së klubit janë e bardha dhe e zeza dhe ata i luajn ndeshjet si vendas në Stadiumi Laçi.
Pseudonimi(et) | Para Laçi | |||
---|---|---|---|---|
Themeluar | 1960 | |||
Stadiumi | Stadiumi Laçi | |||
Kapaciteti | 4,500 vende | |||
Liga | Kategoria Superiore | |||
2023–24 | 8. | |||
Faqja zyrtare | [ Faqja zyrtare e klubit] | |||
|
Klubi u krijua në vitin 1960 me emrin Industriali Laç, i cili u ndryshua në vitin 1991 duke u bërë KS Laçi në sezonin e parë ku klubi luante në Kategorinë Superiore. Emri për herë të fundit është ndryshuar në vitin 1997 kur u bë KF Laçi. Trofeu i parë në historinë e klubit ishte fitimi i Kategorisë së Parë në sezonin 2008–09. Lojtari i vetëm i klubit që ka fituar Këpucën e Artë është Altin Cuko [1]. Ky sukses u arrit në sezonin 1995–96 ku Laçi e përfundoi kampionatin në vendin e 12-të, nga 18 të mundshëm. Cuko kishte shënuar pesë Gola për Tomorin përpara se të kalonte te Laçi në janar 1996, ku ai shënoi edhe 16 herë të tjera për të fituar Këpucën e Artë me 21 Gola gjatë gjitë sezonit [2].
KF Laçi ka fituar vetëm 4 trofe. 2 kupa te Shqiperise, nje Superkupe dhe titullin kampion te Kategorise se Pare
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.