këngëtare meksikane From Wikipedia, the free encyclopedia
Julieta Venegas Percevault (e lindur më 24 nëntor, 1970 në Long Beach, California),[1] e njohur profesionalisht si Julieta Venegas, është një këngëtare meksikane e lindur në Amerikë, kompozitore, instrumentaliste dhe producente, e cila këndon pop-rock në spanjisht. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, portugalisht, spanjisht. Ajo ka një motër binjake, Yvonne, e cila është fotografe. Venegas u rrit në Tijuana dhe filloi të studioj muzikë në moshën tetë vjeçare. Ajo në vazhdim u bashkua me shumë grupe munikore, duke përfshirë bendin meksikan Tijuana Jo!.
Julieta Venegas | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Julieta Venegas Percevault |
Lindi | Long Beach, California, SHBA | 24 nëntor 1970
Origjina | Tijuana, Baja California |
Zhanret | Pop rock, indie pop, muzikë alternative, rock popullore |
kompozitore, muzikante, prodhuese muzikore | |
Instrument(et) | vokaliste, fizarmonikë, kitarë |
Vitet aktik | 1992–present |
Labeli | RCA, Sony International |
Website | julietavenegas |
Ajo luan në disa instrumente duke përfshirë kitarën akustike, fizarmonikën, dhe tastierën. Ajo ka fituar gjashtë çmime Latin Grammys dhe një Grammy Award mes çmime të tjera. Ajo ka kompozuar muzikë për teatër dhe ka performuar muzikë të prapavijës për dy filma.
Venegas filloi të luajë instrumenta në moshën 10 vjeçare, kur prindërit e saj e dërguan atë në mësimet e pianos. Një nga mësuesit e saj të muzikës ishte Ramon "Bostich" Amezcua.[2] Në vitet që pasuan, muzika u bë pasioni i saj. Në fillim të karrierës së saj, ajo bashkëpunoi me disa grupe në Tijuana,[3] dhe pastaj më vonë në Meksikë D.F. Albumi i saj i parë solo, "Aquí", u lëshua në vitin 1998 me bashkëpunimin e Gustavo Santaolalla. Ajo regjistronte, shkonte në turne dhe performonte drejtpërdrejtë. Në vitin 2000, ajo regjistroi albumin e saj të dytë, "Bueninvento", ku eksperimentoi me kitarë elektrike dhe bashkëpunoi me producentë dhe muzikantë duke përfshirë Gustavo Santaolalla, Meme de Real, Quique Rangel, Toy Hernandez dhe Joe Chiccarelli. Në vitin 2003, ajo lëshoi albumin e saj të tretë, "Sí", i cili u regjistrua dhe u prodhua në Buenos Aires dhe Madrid me muzikantë të ftuar Cachorro López dhe Coti Sorokin. Në vitin 2006, albumi i saj i katërt, "Limón y Sal", debutoi me ndihmën e producentit Cachorro López. Në vitin 2007, ajo bashkëpunoi me Miranda! për të regjistruar këngën "Perfecta," e cila u bë kryesuese e listave në vitin 2008 në Amerikën Latine. Gjithashtu atë vit, ajo u shfaq në MTV Unplugged e cila çoi në një DVD dhe CD. Kënga "El Presente" është nxjerrë nga ai prodhim. Albumi Otra Cosa u lëshua në mars të vitit 2010.[4]
Me mbështetjen e BMG, Julieta regjistroi albumin e saj të parë solo me producentin Gustavo Santaolalla. I publikuar në vitin 1997, "Aquí" përmbante dymbëdhjetë këngë të kompozuara nga Julieta dhe u shpërnda në Meksikë, Spanjë dhe disa vende të Amerikës Latine. Materiali tregoi që Julieta ishte një artiste shumë krijuese në muzikën popullore meksikane. Kënga e parë nga albumi "De Mis Pasos" u pranua në mënyrë dramatike nga një audiencë e re dhe u pozicionua shpejt si një prej këngëve më të mira muzikore të asaj kohe. Kënga e dytë, "Como Sé", fitoi çmimin MTV për "Mejor Interpretation Femenina". Pas publikimit ndërkombëtar të albumit, Julieta mori një numër të madh ftesash për të bashkëpunuar me muzikantë dhe interpretues të ndryshëm në Amerikën Latine, përfshirë Sasha Sokol, Enanitos Verdes, Sr. Gonzalez, Los Tres, Liquits, Cartel de Santa, León dhe Enrique Bunbury.
Në vitin 1998, ajo mori pjesë në turneun "De Diva Voz" me Ely Guerra dhe Aurora y La Academia, duke u shfaqur në vende të ndryshme në Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Menjëherë pas, turneut ishte në "Calaveritas y Diablitos" pranë Aterciopelados dhe Los Fabulosos Cadillacs në Spanjë.
Bueninvento, prodhuar gjithashtu nga Gustavo Santaolalla dhe Joe Chiccarelli, u lëshua në shtator të vitit 2000. Ajo u regjistrua në Los Anxhelos (Kaliforni), Monterrey dhe Mexico City. Trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë këngët e albumit janë të shkruara nga Julieta Venegas duke përfshirë një për nder të Juan Gabriel - "Siempre En Mi Mente". Në të njëjtin vit, ajo mori pjesë në "Arezzo Wave Love" në Itali, ku këndoi një version të këngës "Amores Perros ..." në italisht dhe turneun "Evolucion 2000" me Jaguares, Jumbo dhe Gusana Ciega.
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2005 | Sí | Best Latin Rock, Urban or Alternative Album | Kandidat/e |
2007 | Limón y Sal | Best Latin Pop Album | Fitues/e |
2011 | Otra Cosa | Best Latin Pop Album | Kandidat/e |
2016 | Algo Sucede | Best Latin Pop Album | Kandidat/e |
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2001 | Bueninvento | Best Rock Solo Vocal Album | Kandidat/e |
"Hoy No Quiero" | Best Rock Song | Kandidat/e | |
2004 | "Andar Conmigo" | Record of the Year | Kandidat/e |
Song of the Year | Kandidat/e | ||
Sí | Best Rock Solo Vocal Album | Fitues/e | |
2006 | Limón y Sal | Album of the Year | Kandidat/e |
"Me Voy" | Record of the Year | Kandidat/e | |
Limón y Sal | Best Alternative Music Album | Fitues/e | |
"Me Voy" | Best Short Form Music Video | Kandidat/e | |
2008 | "El presente" | Record of the year | Kandidat/e |
Song of the Year | Kandidat/e | ||
MTV Unplugged | Best Alternative Music Album | Fitues/e | |
Best Long Form Music Video | Fitues/e | ||
2010 | "Bien o Mal" | Best Short Form Music Video | Fitues/e |
2013 | Los Momentos | Best Contemporary Pop Vocal Album | Kandidat/e |
2015 | "Ese Camino" | Record of the Year | Kandidat/e |
Song of the Year | Kandidat/e | ||
2016 | Algo Sucede | Album of the Year | Kandidat/e |
Best Pop/Rock Album | Fitues/e | ||
Meteoros | Kandidat/e |
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.