artiste amerikane From Wikipedia, the free encyclopedia
Juliana Huxtable (lindur në 29 dhjetor 1987)[1] është një artiste amerikane, shkrimtare, performuese si dhe një nga themelueset e një projekti për jetën e natës dhe të klubeve në Nju-Jork. Huxtable ka zhvilluar ekspozita dhe performanca në një numër të ndryshëm vendesh si Reena Spaulings Fine At, Project Native Informant, Artists Space, New Museum, Museum of Modern Art dhe Portland Institute of Contemporary Arts..[2] Karakteri mutlidisiplinor i artit të Huxtable eksploron një numër tematikash sikurse janë Interneti, trupi, historia dhe teksti, një proçes të cilin Juliana e cilëson “kondicionim”.[3] Huxtable ka publikuar dy libra dhe është pjesëtare e kolektivit me qendër në Nju-Jork të quajtur House of Ladosha.[4] Ajo jeton dhe punon momentalisht në Nju-Jork.[5]
Huxtable lindi në Houston, Texas dhe u rrit në Bryan-College Station, Texas.[6] Ajo e përshkruan vendlindjen e saj si një qytezë tipike konservatore. Mamaja e Huxtable, Kassandra e rriti atë si dhe dy fëmijë të tjerë e vetme, pas divorcit.[7]
Huxtable ka lindur si interseksuale dhe nisi tranzicionin gjinor pas përfundimit të kolegjit. Ajo pohon se përballja me identitetin gjinor si dhe identitetin seksual nisi herët në jetën e saj.[8]
Huxtable u shpërngul drejt Nju-Jork për të marrë pjesë në Bard College dhe u diplomua në 2010. Huxtable ka si hobi të sajin të pikturuarit dhe për këtë arsye ka ndjekur disa kurse pikture gjatë kolegjit. Ajo e braktisi këtë hobi pas kritikave të profesorit se ajo ishte shumë fanatike e teknikës formale dhe identitetit. Në një intervistë me artisten Lorraine O'Grady, Huxtable përmend se aktualisht po fokusohet në studimet gjinore dhe letërsinë.[9]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.