futbollist spanjoll From Wikipedia, the free encyclopedia
Jorge Molina Vidal (lindur më 22 prill 1982 në Alcoy, Alicante) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Betis në Segunda División si qëndër sulmues.
Molina duke festuar një Gol me Elchen | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jorge Molina Vidal | ||
Datëlindja | 22 prill 1982 | ||
Vendlindja | Alcoy, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Qëndër sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Betis | ||
Numri | 19 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Alcoyano | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2001–2002 | Alcoyano | 28 | (12) |
2002–2004 | Benidorm | 18 | (7) |
2004–2005 | Gandía | 22 | (5) |
2005–2007 | Benidorm | 72 | (34) |
2007–2009 | Poli Ejido | 68 | (24) |
2009–2010 | Elche | 38 | (26) |
2010– | Betis | 129 | (47) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 tetor 2014 |
Deri në moshën 23 vjeçare, Molina ka luajtur në divizionin e katërt, duke përfaqsuar skuadrat e CD Alcoyano, Benidorm CF dhe CF Gandía. Në vitin 2005, ai luajti për herë të parë në divizionin e dytë, një nivel përpara të tretit.
Molina bëri debutimin e tij si profesionist në sezonin 2007–08, duke luajtur në divizionin e dytë me Polideportivo Ejido. Por kjo do të ishte një eksperiencë e shkurtër për të, pasi pesë golat e tij – shifra më e lartë në skuadër, sëbashku me tre lojtarë të tjerë – në 30 ndeshje, nuk ishin të mjaftueshme pasi skuadra do të binte nga divizioni pasi e përfundoi atë në vendin e fundit. Më 29 tetor 2008, ai shënoi hat-trick në fitoren 5–0 në shtëpi kundër Villarreal CF në Copa del Rey të atij sezoni, duke bërë që skuadra e tij të kalonte raundin me rezultatin e përgjithshëm 6–1.[1]
Në verën e vitit 2009, Molina sëbashku me shokun e tij Juli firmosën me një tjetër klub të divizionit të dytë, Elche CF. Sezoni i tij i parë me ta ishte thjesht spektakolar, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i divizionit me 26 gola. Më 19 qershor 2010, pavarësisht se të dy klubet nuk kishin asnjë objektiv dhe luanin sa për statistikë, Molina shënoi të katërt golat e Valencianëve në fitoren 4–1 kundër kampionëve të Real Sociedad.[2]
Më 29 qershor 2010, Molina u bashkua me klubin andaluzian Real Betis (gjithashtu në divizionin e dytë) për shumën e 1.6 milion €, duke firmosur një kontratë katër vjeçare.[3] Nqs klubi i tij i ri ngjitet pas mbarimit të sezonit, Betis do të paguante 500,000 € bonus te Elche.[4] Duke u transferuar te Betis, ai u nda nga shoku i tij Juli i cili firmosi me Rayo Vallecano. Ata sëbashku debutuan me Alcoyano, dhe gjatë viteve të fundit kanë luajtur sëbashku te Benidorm CD (2005–2007), Polideportivo Ejido (2007–2009) dhe Elche CF (2009–2010).
Në sezonin e tij të parë me Betis, Molina e mbylli sezonin me shifër të dyfishuar, pavarësisht se humbi gati tre muaj nga sezoni për shkak të një dëmtimi.[5] Më 19 janar 2011, në Copa del Rey, ai shënoi dy herë në fitoren 3–1 kundër Barcelonës në çerek–finale, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme pasi Betis u eleminua nga kompedicioni me rezultatin e përgjithshëm 3–6; megjithatë, kjo ndeshje ishte speciale për të dhe për Betis, sepse duke mposhtur Barcelonën, ata thyen edhe rekodin e tyre të 28 ndeshjeve pa humbje.[6]
Treshja e sulmit e Molinës, Rubén Castros dhe mesfushorit Achille Emaná shënuan më shumë se 50 gola sëbashku, me Betis e cila u rikthye në La Liga pas dy vitesh mungesë.[7]
Molina bëri debutimin e tij të shumë pritur në La Liga në moshën 29 vjeçare, katërt muajsh e pesë ditsësh, duke luajtur 30 minuta në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Granada CF.[8] Ai shënoi golin e parë në La Liga më 15 tetor 2011 në humbjen 1–4 kundër Real Madrid.[9] Gjatë sezonit 2011–12, pavarësisht se luajti pothuajse në të gjitha ndeshje, Molina nuk arriti dot të krijojë një partneritet me veteranin Roque Santa Cruz.
Për sezonin 2012–13, më 25 gusht 2012, Molina hyri në historinë e Real Betis duke shënuar golin e 2000 të tyre në La Liga në humbjen 1–2 në Estadio Benito Villamarín kundër Rayo Vallecano.[10] Vetëm gjashtë ditë më para kësaj arritje, Molina kishte shënuar dy herë në fitoren 5–3 jashtë fushe kundër Athletic Bilbao.[11] Gjatë sezonit, Molina pati një kontribut vendimtar për skuadrën, duke shënuar 13 gola dhe duke ndihmuar skaudrën ta përfundojë kampionatin në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.[12]
Në sezonin 2013–14, Molina bëri debutimin e tij europian më 22 gusht 2013 në ndeshjen e parë të raundit play-off në Ligës së Europës kundër çekëve të Jablonec, duke shënuar golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2–1 në Chance Arena.[13] Ai shënoi edhe në ndeshjen e kthimit me Betis e cila fitoi me rezultatin 6–0 duke u kualifikuar për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 8–1.[14] Molina ndihmoi skuadrën që të kalonte fazën e grupeve në vendin e dytë me nëntë pikë pavarësisht se nuk shënoi asnjë gol. Në fazën me eleminim direkt, Betis u eleminua nga skuadra tjetër spanjolle Sevilja, pasi të dy ndeshjet përfunduan me rezultatin e përgjithshëm 2–2, duke bërë që Betis të elenimohej nga gjuajtjet e penalltive.
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola |
---|---|---|---|---|
2001–02 | CD Alcoyano | Tercera División | 28 | 12 |
2002–03 | Benidorm CF | Tercera División | 4 | 2 |
2003–04 | Benidorm CF | Tercera División | 14 | 5 |
2004–05 | CF Gandía | Tercera División | 22 | 5 |
2005–06 | Benidorm CF | Segunda División B | 35 | 12 |
2006–07 | Benidorm CF | Segunda División B | 37 | 22 |
2007–08 | Polideportivo Ejido | Segunda División | 30 | 5 |
2008–09 | Polideportivo Ejido | Segunda División B | 38 | 19 |
2009–10 | Elche CF | Segunda División | 38 | 26 |
2010–11 | Real Betis | Segunda División | 34 | 18 |
2011–12 | Real Betis | La Liga | 26 | 6 |
2012–13 | Real Betis | La Liga | 32 | 13 |
2013–14 | Real Betis | La Liga | 33 | 8 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.