John Petrucci
kitarist amerikan From Wikipedia, the free encyclopedia
kitarist amerikan From Wikipedia, the free encyclopedia
John Petrucci (i lindur si John Peter Petrucci më 12 korrik, 1967) është kitarist virtuoz amerikan dhe themeluesi i progressive metal bendit Dream Theater. Ai është producenti (bashkë me shokun e bendit Mike Portnoy) i të gjitha albumeve të Dream Theater që nga lëshimi i Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory, si dhe shkrimtari kryesor i teksteve në bend. Revistat dhe fansat në të gjithë botën votojnë vazhdimisht për Petrucci-n që është një nga kitaristët më të mirë në botë.
John Petrucci | |
---|---|
Background information | |
Lindi | Long Island, New York, ShBA | 12 korrik 1967
Zhanret | Progressive metal Instrumental rock |
Instrument(et) | Kitara |
Vitet aktik | 1985 — prezent |
Website | www.johnpetrucci.com |
Petrucci ka marrur pjesë në turnenë G3 gjashtë herë, më shumë e çdo kitarist tjetër i ftuar.
Petrucci për herë të parë luajti me kitarë në moshën 8 vjeqare kur pa se motra e tij (e cila po merrte leksione të organos në atë kohë) lejohej të rrinte edhe pas kohës së gjumit për të ushtruar. Ai shpejt e la kitarën pasi që plani i tij dështoi. Në moshën 12 vjeqare, ai filloi t'i binte kitares prapë kur u ftua në bendin e shokut të tij Kevin Moore, i cili më vonë u bë edhe sintisajzeristi i parë i Dream Theater. Petrucci filloi qysh në fëmijëri të ushtronte teknikisht. Ai zhvilloi aftësitë e tij përmes përpjekjeve që t'u ngjante idhujve të tij, që ishin Steve Morse, Steve Howe, Steve Vai, Stevie Ray Vaughan, Yngwie Malmsteen, Al Di Meola, Alex Lifeson dhe Allan Holdsworth. Ai me shaka i quan idhujt e tij "the Steves and the Als".
Petrucci ka vijuar Berklee College of Music në Boston me shokun e tij të fëmijërisë John Myung (basist), ku takuan edhe shokun e ardhshëm të bendit Mike Portnoy (baterist). Këta të tre dhe shoku tjetër i fëmijërisë i Petrucci-t Kevin Moore (tastierë), formuan bendin majestry, i cili më vonë bëhet Dream Theater.
Ndërsa Petrucci merret kryesisht me Dream Theater, ai gjithashtu ka marrë pjesë në projektin Liquid Tension Experiment, si dhe është paraqitur si mysafir në disa inçizime nga artistë të tjerë, si p.sh. në albumin Age of Impact të Explorer's Club, apo në albumin Loudspeaker të Marty Friedman.
Petrucci gjithashtu u paraqit në videon mësimore të tij për kitarë "Rock Discipline", e cila përfshinë ushtrime të nxehjes, ushtrime për t'ju shmangur dëmtimeve gjatë interpretimit, alternate picking, sweep picking, akordet dhe teknika tjera për luajtje në kitarë. Petrucci gjithashtu e ka librin e quajtur "Guitar World presents John Petrucci's Wild Stringdom", që ishte përpiluar prej rubrikave që ka shkruar për revistën Guitar World, që sjell edhe titullin e librit.
Në vitin 2001 Petrucci u ftua nga Joe Satriani dhe Steve Vai në turnenë e popullarizuar G3 të gitarës, ku u ekspozua para një numri të madh të fansave të rinjë, dhe u inspirua ta inçizonte solo albumin e tij të parë Suspended Animation, i cili u publikua më 1 mars 2005. Petrucci gjithashtu u paraqit në turneun G3 në vitin 2005, 2006 dhe 2007, duke marrur kështu pjesë më shumë se çdo kitarist tjetër i ftuar në këtë turne.
Petrucci gjithashtu shkroi dhe inçizoi dy këngë instrumentale për lojën e Sega Saturn të quajtur Digital Pinball: Necronomicon. Të dyja këngët janë përafërsisht 2 minuta të gjata dhe quhen "Prologue" dhe "Epilogue". Petrucci-t i pëlqejnë shumë lojërat e Sega Saturn, dhe ka deklaruar në intervista që kurrë nuk shkon në turne pa një Sega Saturn.
Shoku i tij i bendit, Jordan Rudess, ka thënë në një intervistë që Petrucci është katolik. John është i martuar me Rena-n, dhe kanë 3 fëmijë, SamiJo, Reny dhe Kiara. Rena Petrucci gjithashtu është muziciente dhe ka qenë e mbështetur nga John-i në koncert.
Petrucci është anëtar me të drejtë votimi i NARAS.
John Petrucci ka fituar këtë shpërblim nga revista Total Guitar:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.