Jan-Ove Waldner
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jan-Ove "J-O" Waldner (lindi më 3 tetor 1965)[1][2] është lojtar suedezë i pingpongut. Ai shpesh quhet J-O dhe në Kinë është i njohur nën emrin Lǎo Wǎ (老瓦) – "Wa(ldner) i Vjetër" – ose Cháng Qīng Shù (常青树) – "Pema e gjelbër e përjetshme". Waldner mori përparimin e tij si 16-vjeçar në vitin 1982, kur arriti në finale në Kampionatin Europian dhe humbi kundër Mikael Appelgren.
Waldner është konsideruar nga disa që të jetë lojtari më i mirë në botë i pingpongut në botë, dhe kur u emërua sportisti më i mirë suedez, Waldner erdhi në vendin e tretë.[3] Ai u nderua dy herëme medaljen e artë të Svenska Dagbladet ("Bragdguldet") - 1989 si pjesë e Kupës së Botës dhe vetëm 1992 (pas medaljes së artë Olimpik).