From Wikipedia, the free encyclopedia
Isra dhe Mi'raxhi (arabisht: الإسراء والمعراج, transliterimi: al-’Isrā’ wal-Mi‘rāj) janë dy pjesët e Udhëtimit Mbrëmësor që sipas Islamit, Muhammedi ⟨a.s⟩ ndërmori brenda një nate rreth vitit 621. Është përshkruar si një udhëtim ndo fizik ndo edhe shpirtëror.[1] Një përshkrim i shpejtë i udhëtimit gjendet në suren al-Isra'ë në Kuran, dhe detaje të tjera vijnë nga hadithet.
Tregimi kumton për një udhëtim kaluar atit të mrekullt Burak drejt "xhamisë më të largët". Tek xhamia, Muhammedi ⟨a.s⟩ i priu profetëve të tjerë në falje. Më tej u ngjit ndë qiej tek Mi'raxhi ku takoi profetë të ndryshëm në secilin qiell. Pas traditës, muslimanët e identifikuan xhaminë si një vend në botën fizike, Mesxhidi Aksa (xhamia më e largëta) në Jeruzalem dhe përkujtimi i këtij udhëtimi përbën një sebep të veçantë në kalendarin islam.
Ndodhitë e Isrës dhe Mi'raxhit ceken shkurtimisht në Kuran, detajet e mëtejshme që e përmbushin përshkrimin e rrëfenjën janë lëvruar ndër hadithe nga të thënat e profetit. Nga hadithet, dy ndër më të njohurit janë të Enas ibn Maliqit, i cili ka qenë rinok kohën e udhëtimit të Mi'raxhit. Ibn Abazi është një tjetër burim që sprovon përshkrimin e përgjithshëm të Mi'raxhit; edhe ai ka qenë djalë ri në kohën e këtij udhëtimi.[2]
Ajeti i parë i sures al-Isra'ë, që është kreu i 17 i Kuranit, e përshkruan shkurtimisht këtë udhëtim. Ka gjithashtu ca të dhëna në suren en-Nexhm, që studjues të caktuar mëtojnë se përshkruan ngjarjen.
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij, që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje.[3]
Vendi të cilit Kurani i referohet si "Xhamia më e largët" në suren el Isra, historikisht konsiderohet të jetë i njëjti vend ku ndodhet sot xhamia el-Aksa në Kuds.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.