![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/Regional_Science_Centre%252C_Bhopal_-_Head_on_a_Platter.jpg/640px-Regional_Science_Centre%252C_Bhopal_-_Head_on_a_Platter.jpg&w=640&q=50)
Iluzioni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stampa:Distinguish-otheruses2
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/Regional_Science_Centre%2C_Bhopal_-_Head_on_a_Platter.jpg/640px-Regional_Science_Centre%2C_Bhopal_-_Head_on_a_Platter.jpg)
Iluzioni është përjetim psikik, me anë të të cilit njeriu ka perceptim të gabuar për objektin real që vepron në shqisat e tij. Megjithëse iluzionet e shtrembërojnë objektin real, ato përjetohen nga shumica e njerëzve .[1] Iluzionet mund të jenë perceptime të gabuara të secilës shqisë, mirëpo ndër to dallohen iluzionet pamore (optical illusions). Më të spikaturat janë iluzionet pamore, pasi që shqisa e të pamurit (Syri), dominon ndaj shqisave të tjera.[2] Disa iluzione bazohen në supozimet e përgjithshme që bën truri gjatë perceptimit. Këto supozime bëhen duke përdorur parimet organizative (p.sh., teoria e Gestaltit). Iluzionet tjera ndodhin për shkak të strukturave shqisore biologjike në trupin e njeriut ose kushteve jashtë trupit të njeriut që gjenden brenda ambientit fizik.
Termi iluzion i referohet një forme specifike të deformimit shqisor. Ndryshe nga halucinacioni, që është një shtrembërim në mungesë të trupit të jashtëm perceptues, iluzioni përshkruan një keqinterpretim të ndjejsive reale.