From Wikipedia, the free encyclopedia
Rruga e Qumështit ose Kashta e Kumtrit është galaktika që përmban sistemin tonë diellor.[7] Ky emër rrjedh nga pamja e galaktikës prej Tokës në formën e një vije të hollë që shkëlqen dhe që ka një aspekt "qumështor". Termi "Rruga e Qumështit" është një përkthim nga latinishtja via lactea.[8] Nga Toka, Rruga e Qumështit duket si tufë drite sepse struktura e saj në formë disku shihet nga mbrenda. Galileo Galilei ishte i pari që pa yjet të veçuar e jo si një tufë drite me teleskopin e tij në vitin 1610. Deri në kohët e hershme të vitit 1920, shumica e astronomëve mendonin se Rruga e Qumështit i përmbante të gjitha yjet e universit.[9] Pas debatit të madh të vitin 1920 në mes Harlow Shapley dhe Heber Curtis,[10] vëzhgimet nga Edwin Hubble treguan se Rruga e Qumështit është vetëm një nga galaksitë e shumta të gjithësisë. Rruga e Qumështit ka formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100,000 vite dritë deri 120,000 vite dritë[1] dhe përmban rreth 400-600 miliard yje.[1] Mund të ketë të paktën 100 miliardë planete në Rrugën e Qumështit.[11]
Të dhënat e vëzhgimit | |
---|---|
Lloji | SBc |
Diametri | 100,000-120,000 vite dritë (30-37 kpc)[1] |
Trashësia | 1,000 vite dritë[1] |
Numri i yjeve | 300±100 bilion [2][3] |
Ylli më i vjetër | 13.2 bilion vjeçar[4] |
Masa | 1.0-1.512 M☉ (2-342 kg) [5] |
Largesa e Diellit nga qendra e galaktikës | 27,200 ± 1,100 vite dritë[6] |
Shiko edhe: Galaktika |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.