Humanizmi dhe Renesansa ose Humanizmi i Rilindjes është një lëvizje e studimit të shumanshëm të antikitetit klasik, fillimisht në Itali e pastaj edhe në vendet tjera evropiane, në shekujt XIV, XV dhe XVI. Termi Humanizëm është i kohës bashkëkohore me të cilin përcatohet ajo periudhë, ndërsa Humanizmi i Rilindjes ose Humanizmi dhe Renesansa është një retronim i përdorur për ta dalluar atë periudhë nga zhvillimet e mëvonshme humaniste. [1] [2]

Thumb
Njeriu Vitruvian - Leonardo Da Vinci

Humanizmi dhe Renesansa ishte një lëvizje e reformimit intelektual, kulturor dhe arsimor në Evropën e periudhës së Mesjetës së vonë dhe periudhës së hershme moderne. Në këtë lëvizje ishin të angazhuar zyrtarë qytetarë dhe kishtarë, koleksionistë librash, mësimdhënës dhe shkrimtarë, të cilët në fund të shekullit XV filluan të quheshin "humanistë" - umanisti. [3] Më konkretisht ajo u zhvillua gjatë shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV dhe ishte një përgjigje ndaj sfidës së arsimit universitar mesjetar skolastik, i cili pastaj u dominua nga filozofia dhe logjika aristoteliane. Skolasticizmi u përqendrua në përgatitjen e njerëzve për të qenë doktorë, avokatë ose teologë profesionistë dhe bëhej mbi bazën e disa teksteve të aprovuara të logjikës, filozofisë natyrore, mjekësisë, ligjit dhe teologjisë.[4] Qendrat më të rëndësishme të humanizmit ishin Firenca, Napoli, Roma, Venediku (Venecia), Mantova, Ferrara dhe Urbino. Historiani gjerman i shekullit XIX, Georg Voigt (1827-1891) e identifikoi Francesco Petrarkën si humanistin e parë të Rilindjes. Paul Johnson pajtohet se Petrarku ishte i pari që thoshte se "shekujt midis rënies së Romës dhe të tashmes ishin epokë e errësirës". Sipas Petrarkut, ajo që nevojitej për të korrigjuar këtë situatë ishte studimi dhe imitimi i kujdesshëm i autorëve të mëdhenj klasikë. Për Petrarkën dhe Boccaccion, mjeshtri më i madh ishte Ciceroni, proza e të cilit u bë model i prozës së latinishtës së mësuar dhe të gjuhës italiane.

Humanizmi i Rilindjes ishte gjithashtu një reagim kundër qasjes utilitariste dhe pedantërisë së ngushtë që shoqërohej me të. Ata kërkonin të krijonin një qytetari (shpesh duke përfshirë edhe gratë) të aftë për të folur dhe shkruar me elokuencë dhe qartësi dhe në këtë mënyrë të aftë për t'u angazhuar jetën qytetare të komuniteteve të tyre dhe për t'i bindur të tjerët në veprime të virtytshme dhe të kujdesshme. Kjo duhej të realizohej përmes studimit të shkencave humanitare (studia humanitatis): gramatika, retorika, historia, poezia dhe filozofia morale. [5] [6] Si një program për ringjalljen e trashëgimisë kulturore - sidomos asaj letrare - dhe filozofisë morale të antikitetit klasik, humanizmi ishte një mënyrë kulturore gjithpërfshirëse dhe jo program i disa gjenive të izoluar si François Rabelais ose Erasmo Roterdami, siç cilësohet ndonjëherë.[7]

Shih edhe

Linqe të jashtme

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.