![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/20/Flag_of_the_Netherlands.svg/langsq-640px-Flag_of_the_Netherlands.svg.png&w=640&q=50)
Holanda në Festivalin Evropian të Këngës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Holanda ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 60 herë që kur bëri debutimin e saj si një nga shtatë vendet në konkursin e parë më 1956. Vendi ka humbur vetëm katër konkurse, dy herë sepse datat përkuan me Përkujtimin e të Vdekurve (1985, 1991) dhe dy herë sepse u ndaluan për shkak të rezultateve të dobëta një vit më parë (1995 dhe 2002). Holanda ishte nikoqire e konkursit në Hilversum (1958), Amsterdam (1970), dy herë në Hagë (1976 dhe 1980), dhe duhej të ishte nikoqir i konkursit në Roterdam në vitin 2020, por edicioni u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19. Roterdam do të mbetet si qyteti pritës i konkursit të vitit 2021.
Holanda | |
---|---|
![]() | |
Televizioni transmetues | AVROTROS (2014–)[1] |
Eventi përzgjedhës | Finalja kombëtare
Përzgjedhja e brendshme
|
Paraqitjet | |
Paraqitjet | 60 (51 finale) |
Paraqitja e parë | 1956 |
Rezultatet më të mira | Vendi i 1-rë: 1957, 1959, 1969, 1975, 2019 |
Rezutatet jo të mira | 1962, 1963 |
Link | |
Faqja zyrtare: Holanda në Eurovizion |
Holanda e ka fituar garën pesë herë, me Corry Brokken (1957), Teddy Scholten (1959), Lenny Kuhr (1969), Teach-In (1975) dhe Duncan Laurence (2019). Pesë rezultatet e tjera në vend janë Sandra & Andres në vendin e katërt (1972), Mouth & MacNeal në vendin e tretë (1974), Maggie MacNeal në vendin e pestë (1980), Marcha në vendin e pestë (1987), Edsilia Rombley në vendin e katërt (1998) dhe në vendin e dytë me The Linnets (2014). Holanda përfundoi e fundit më 1958, 1962, 1963, 1968 dhe në gjysmëfinale më 2011.