From Wikipedia, the free encyclopedia
Hokkaidō (help·info) (北海道, Fjalë për fjalë "Rrethi i Detit të Veriut"), i njohur më parë si Ezo, Yezo, Yeso, ose Yesso, është ishulli i dytë më i madh i Japonisë. Ngushtica Tsugaru ndan Hokkaidon nga Honshu, edhe pse dy ishuj janë të lidhur nga tuneli hekurudhor nënujor Seikan. Qyteti më i madh në Hokkaido është kryeqyteti i saj, Sapporo.
Hokkaidō | |||||||||
| |||||||||
Kryeqëndra | Sapporo | ||||||||
Rajoni | Hokaido | ||||||||
Ishulli | Hokaido | ||||||||
Guvernatori | Harumi Takahashi | ||||||||
Sipërfaqja | 83,453.57 km² (e para) | ||||||||
- % ujit | 6.4% | ||||||||
Popullsia (2008-06-30) | |||||||||
- Popullsia | 5,583,072 (7-ta) | ||||||||
- Dendësia | 66.8 /km² | ||||||||
Rrethet | 180 | ||||||||
ISO 3166-2 | JP-01 | ||||||||
Webfaqe | Faqja Zyrtare | ||||||||
Simbolet e Prefekturës | |||||||||
- Lulja | Hamanasu (Rugosa Rose) | ||||||||
- Pema | Ezomatsu (Jezo Spruce) | ||||||||
- Zogu | Tanchō (Lejleku kurore-kuq) | ||||||||
- Peshku | Krapi | ||||||||
[[Image:Flag of Hokkaido Prefecture.svg|130px|{{#if:Flamuri i Hokaidos]] |
Arkeologët hamendësojnë se në Hokaido u vendosën fiset Ainu, Nivkhe, dhe Oroke para 20.000 vjetësh.[1]. Janë trashëguar shumë toponime në gjuhën Ainu ndër ta edhe kryeqëndra Sapporo. Vendbanimet e para japoneze u shfaqën aty nga shekulli XV, në jug të ishullit dhe shërbenin si vende tregtie. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX Hokaido u kolonizua nga japonezët. Në këtë kohë iu vu edhe emri me të cilin e njohim sot. Kryeqendra Sapporo u themelua në vitet 1860-1870 dhe popullsia e ishullit u rrit nga 58.000 në 240.000 banorë.
Për një kohë fare të shkurtër gjatë luftës së Boshinit në 1868 një grup i udhëhequr nga Enomoto Takeaki pretendoi ta quajë ishullin "Republika e pavarur e Ezos", por kryengritja u shtyp në maj të po atij viti. Pas periudhës Mejzhi Hokaido mbeti i ndarë në katër rajone.
Ishulli Hokaido pozicionohet në fundin verior të Japonisë, në afërsi të Rusisë, dhe dhe laget nga Deti i Japonisë, Deti Okhotsk, dhe Oqeani Paqësor. Në qendër të ishullit ka male dhe rrafshnalta vullkanike. Qytetet kryesore janë Sapporo dhe Asahikawa në rajonin qendror dhe porti Hakodate përballë Honshusë.
Nën juridiksionin qeveritar të Hokkaido përfshin edhe disa ishuj të vogjël si Rishiri, Okushiri dhe Rebun (Nga llogaria japoneze, Hokkaido gjithashtu përfshin disa nga Islands Kuril). Hokaido përmendet rrallë si "Prefektura Hokaido ", përveç kur është e nevojshme për të dalluar të njësisë ekonomiko-qeveritare nga ishulli.
Ishulli renditet i 21 në botë për nga sipërfaqja. Nga popullata ai renditet i 20, në ndërmjet Irlandës dhe Sicilisë.
Edhe pse ka të zhvilluar industrinë e lehtë (më së shumti prodhim letre, birre) shumica e popullatës është e punësuar në sektorin e shërbimit. Në vitin 2001, në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë gjenerohej më shumë se tre të katërtat e produktit të brendshëm bruto[2].
Megjithatë, agrikultura dhe industri të tjera primare luajnë një rol të madh në ekonominë Hokaidos. Hokaido ka gati një të katërtën e tokës së punueshme të Japonisë. Ajo renditet e para në vend në prodhimin e një morie produktesh bujqësore, duke përfshirë edhe grurë, soje, patate, panxhar sheqeri, qepë, kunguj, misrër, qumësht të papërpunuar, dhe mish viçi. Hokaido zotëron edhe 22 % të pyjeve të Japonisë duke e kthyer atë në një vend me me industri të mëdhe të drurit. Prefektura është e para në vend në prodhimin e produkteve detare dhe të akuakulturës[2].
Turizmi është një industri e rëndësishme, sidomos gjatë verës së ftohtë. Gjatë dimërit skitë dhe sporte të tjera dimërore sjellin turistë të tjerë. Turistët e huaj janë gjithnjë e në rritje[3]
Fabrika e birrës Abashiri në Hokkaido ka zhvilluar, një përzierje të birrës dhe qumështit (Bilk), në përgjigje të rënies së konsumit të qumështit.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.