komponim kimik From Wikipedia, the free encyclopedia
Hidroksidi i litiumit () është komponim inorganik. Është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë, tretet mirë në ujë, por vështirë në etanol. Gjendet në formë anhidri dhe njëhidrati (LiOH•H2O), që të dyja baza të forta. Është baza më e dobët nga hidroksidet e metaleve alkaline.
Hidroksidi i litiumit përfitohet në reaksionin mes karbonatit të litiumit dhe hidroksidit të kalciumit:[2]
+ → +
Në laborator, hidroksidi i litiumit përfitohet nga bashkëveprimi i ujit me litium ose me oksid litiumi:
Hidroksidi i litiumit përdoret në sistemin e pastrimit të gazit të frymëmarrjes tek anijet kozmike e nëndetëset për ta larguar dioksidin e karbonit nga gazi i nxjerrë duke liruar karbonatin e litiumit dhe ujin.[3]
Në 2012, çmimi i hidroksidit të litiumit ishte rreth 5,000 deri 6,000 dollarë amerikanë për ton.[4]
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.