![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bb/Alternative_Energies.jpg/640px-Alternative_Energies.jpg&w=640&q=50)
Hidroenergjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hidroenergjia ose energjia nga uji është fuqia që rrjedh nga energjia e rënies së ujit apo ujit të rrjedhshëm, e cila mund të shfrytëzohen për qëllime të dobishme. Që nga kohët e lashta, hidrocentralet të llojeve të shumta të mullinjve me uji janë përdorur si burime të energjisë së ripërtëritshme për ujitje dhe funksionimin e pajisjeve të ndryshme mekanike, siç janë mullinjtë e miellit, pajisjet për përpunimin e tekstilit, etj.
Në fund të shekullit 19, hidroenergjia u bë një burim për gjenerimin elektricitetit. Cragside në Northumberland ishte shtëpia e parë e elektrifikuar me hidroenergji në vitin 1878[1], dhe centrali i parë komercial i energjisë hidroelektrike është ndërtuar në Niagara Falls në vitin 1879. Në vitin 1881, llambat e rrugëve në qytetin e Niagara Falls janë elektrizuar me hidroenergji.
Historia