Harapa
Sit arkeologjik ne Pakistan, pjese e Qyteterimit te Lugines se Indusit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harapa (shqiptimi panjabi: ɦəɽəppaː; urdu: ہڑپّہا) është një sit arkeologjik në Punjab, në Pakistan, rreth 24 km në perëndim të Sahiwalit. Siti e ka marë emrin nga fshati modern i gjendur pranë ish rrjedhës së Lumit Ravi. Fshati aktual i Harapa-s është 6 km nga siti i lashtë. Megjithëse Harapa moderne ka një stacion hekurudhor të trashëguar nga periudha e sundimit britanik, sot është veç një qytet i vogël në kryqëzm të rrugëve me 15,000 banorë. Siti i qytetit të lashtë përmban rrënoja të një qyteti të fortifikuar të Epokës së Bronxit, që ishte pjesë e Kulturës së Varrezës H dhe Qyt. të Lug. së Indusit, i përqëndruar në në rajonin e Sindhit dhe të Punjabit.[1] Qyteti besohet se ka pasur deri në 23,500 rezidentë dhe zinte rreth 150 ha me shtëpi të bëra me baltë në shtrirjen e tij më të madhe gjatë fazës së Maturisë Harapase (2600–1900 p.e.s.), që është konsideruar i madh për kohën e tij.[2][3] Si konvencion arkeologjik të emërtimit të një qytetërimi të hershëm të panjohur nga siti i tij i parë i gërmuar, Qytetërimi i Luginës së Indusit quhet gjithashtu Qytetërimi Harapas. Qyteti i lashtë i Harapa-s ishte dëmtuar rëndë gjatë sundimit britanik, kur tullat nga rrënojat u përdorën si çakull për ndërtimin e Hekurudhës Lahore-Multan. Në vitin 2005, një skemë kontroverse parku lojrash në sit u braktis kur ndërtuesit nxorën në sipërfaqe shumë artifakte arkeologjike gjatë fazave të hershme të punimeve. Një lutje nga arkeologu pakistanez Ahmad Hasan Dani drejtuar Ministrisë së Kulturës së Pakistanit çoi në resturimin e sitit.[4]