Gusli (arabisht: غسلGhusl) do të thotë larja e plotë e trupit, duke mos lënë asnjë vend pa lagur. Islami e ka bërë të detyrueshme (farz) larjen e përgjithshme të trupit, si pasojë e disa gjendjeve të caktuara.[1]
Në Kuran urdhërohet: "Nëse jeni të papastër ((si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (bëni gusli)!" (Maide 5:6)[2]
Janë tri gjëra të detyrueshme për të bërë gusli.[1]
Larja mirë e gojës dhe shpëlarja me ujë të bollshëm.
Larja mirë e hundës.
Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend të thatë.
Pastaj lahet i tërë trupi duke nisur nga koka, shpatulla e djathtë dhe ajo e majtë. Tregohet kujdes të mos mbetet asnjë pjesë pa u larë dhe të mos shpërdorohet uji pa nevojë.
Kur personi është i papastër (xhunub): Me të qenit i papastër ose ndryshe xhunub, nënkuptohet gjendja e cila vjen pas kryerjes së marrëdhënieve intime, pas ejakulimit të spermës nga mashkulli apo rrjedhjeve të njohura nga femra në gjendje gjumi apo zgjuar. Edhe nëse një person zgjohet dhe vëren në rroba gjurmë sperme por nuk e mban mend derdhjen, ai person duhet të marrë gusl.[1]
Menstruacionet (hajdi) dhe Lehonia (nifasi): Pas përfundimit të menstruacioneve, ose të përmuajshmeve dhe lehonisë, femrat duhet të marrin gusl. Vendimi për femrat që janë me menstruacione dhe lehona është i njëjtë me personin që është xhunub (i papastër).[1]
Duhet të lahen dhe fërkohen mirë vendet të cilat janë të vështira dhe nuk mund të arrijë uji si pjesa e brendshme e veshit, kërthiza, dhe pjesa e nënsqetullave.
Kur marrim gusl nuk duhet të flasim dhe të lexojmë lutje.
Flokët duhet të lahen mirë në mënyrë që uji të shkojë deri tek rrënjët.
Nëse në vendin ku marrim gusl mblidhet ujë, atëherë në fund duhet të lajmë këmbët.
Kur marrim gusl kemi dhe abdes për t’u falur. Me këtë abdes mund të falim namaz dhe të bëjmë të gjitha adhurimet të cilat kryhen kur je me abdes.
Gjërat të cilat janë të ndaluara para marrjes së guslit nga ata persona që e kanë farz marrjen e tij janë:[1]