Gurdvara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Një gurdvara (në gjuhën panxhabi: ਗੁਰਦੁਆਰਾ, Gurduārā ose ਗੁਰਦਵਾਰਾ, gurdvārā; që do të thotë 'dera për te Guruja') është vendi i adhurimit të Sikizmit;[1] megjithatë, në gurdvarat sikhe janë të mirëpritur njerëz nga të gjitha besimet si dhe ata që nuk ushtrojnë ndonjë të tillë.[2] Gurdvara ka një Darbar Sahib ku është vendosur Guruja e tanishëm dhe i përhershëm i sikëve, shkrimi i shenjtë Guru Granth Sahibi mbi një Takhat (një fron i ngritur) në një pozicion të shquar qendror. Raagit (që këndojnë Raga) recitojnë, këndojnë dhe shpjegojnë, vargje nga Guru Granth Sahibi, në praninë e mbledhjes së shenjtë.
Të gjitha gurdvarat kanë sallë Langar, ku njerëzit mund të hanë ushqim vegjetarian falas.[3] Një gurdvarë mund të ketë gjithashtu edhe një bibliotekë, çerdhe dhe dhomë mësimi.[4] Gurdvara mund të identifikohet nga largësia nda shtizat e flamurëve të larta që mbajnë Nishan Sahibin, flamurin Sikh. Gurdvara më e njohur është Harmandir Sahibi (në mënyrë popullore i njohur si Tempulli i Artë) në Amritsar, Punjab të Indisë.