![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/90/Map_of_the_Bantu_languages.svg/langsq-640px-Map_of_the_Bantu_languages.svg.png&w=640&q=50)
Gjuhët bantu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuhët bantu (Proto-Bantu: /*bantʊ̀/) janë një familje gjuhësore me rreth 600 gjuhë të folura nga popujt bantu të Afrikës Qendrore, Jugore, Lindore dhe Juglindore. Ato formojnë degën më të madhe të gjuhëve bantoide jugore.
Bantu | |
---|---|
Shpërndarja gjeografike | Afrika Qendrore, Afrika Lindore, Afrika Jugore, Somalia Jugore |
Klasifikimi gjuhësor | Nizher-Kongo?
|
Protogjuhë | Proto-Bantu |
ISO 639-2 / 5 | bnt |
Glottolog | narr1281 |
![]() Harta ku tregohen gjuhët bantu si pjesë të familjes gjuhësore më të madhe Nizher-Kongo. Gjuhët jo bantu janë ngjyrë gri. |
Numri total i gjuhëve bantu vlerësohet të jetë midis 440 dhe 680 gjuhëve të ndryshme, diçka që varet nga përkufizimi i termit "gjuhë" dhe "dialekt". Shumë gjuhë bantu huazojnë fjalë nga njëra-tjetra, dhe disa janë reciprokisht të kuptueshme.[1]
Numri total i folësve të gjuhëve bantu vlerësohet të jetë rreth 350 milionë në 2015 (afërsisht 30% e popullsisë së Afrikës ose 5% e popullsisë botërore). Gjuhët bantu fliten kryesisht në juglindje të Kamerunit dhe në të gjithë Afrikën Qendrore, Jugore, Lindore dhe Juglindore. Rreth 1/6 e folësve të gjuhëve bantu dhe 1/3 e gjuhëve bantu gjenden në Republikën Demokratike të Kongos.