![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/86/Location_LUS2.svg/langsq-640px-Location_LUS2.svg.png&w=640&q=50)
Gjuha sorbiane
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sorbianishtja apo (Serbšcina, gjermanisht: Sorbisch) është një gjuhë që i përket grupit të gjuhëve sllave të veriperëndimit gjithashtu është në grupin e gjuhëve indo-evropiane. Kjo është gjuhë e vjetër sllave e Elbës e cila flitet ende sot në Lausitz, krahinë historike e Länderit të Saksonisë dhe Brandenburgut. Kjo gjuhë flitet nga 45,000 folës.
Sorbian | |
---|---|
Rajoni | Lausitz |
Familje gjuhësore | Default
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Lausitz |
Rregulluar nga | Domowina |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | wen |
ISO 639-2 | wen |
ISO 639-3 | – |
Ekzistojnë dy gjuhë të shkruara, secila me dialekt tjetër:
- Gjuha Sorbiane e Epërme (Hornjoserbsce) në Lausitz të epërm 30 000 lexues.
- Gjuha Sorbiane e Poshtme (Dolnoserbski) në Lausitz të poshtëm, e kërcënuar për zhdukje 10 000 lexues.[1]
Gjithashtu, 5000 sorbianë flasin një dialekt të kaluarës mes sorbianishtes të epërme dhe të poshtme, zakonisht e njohur si sorbiane e mesme.
Sorbianishtja si gjuhë renditet mes gjuhës çeke dhe polonishtes, shkruhet me karaktere latine e kompletuar me disa shenja diakritike. sorbianishtja e epërme është fonetikisht afër gjuhës çeke, por ka një leksik të lidhur polak.[2] Ndërsa sorbianishtja e poshtme në të kundërtën është fonetikisht afër polonishtes dhe ka një leksik të lidhur çek dhe gjerman.[3]
Është një gjuhë regjionale e Gjermanisë e njohur nga karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave. Kjo gjuhë është e përdorur në shenjat rrugore në qytetin e Lausitzit. Minoriteti Sorbianë është i izoluar dhe i ndarë në dy bashkësi fetare që vazhdojnë të jenë edhe sot, njëra katolike dhe tjetra ungjillore, gjuha sorbiane ndryshon nga fshati në fshat.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/86/Location_LUS2.svg/320px-Location_LUS2.svg.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b1/Bautzen_Ortsschild.jpg/640px-Bautzen_Ortsschild.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c2/Cottbus_zweisprachige_Strassenbezeichnung_zugeschnitten.jpg/640px-Cottbus_zweisprachige_Strassenbezeichnung_zugeschnitten.jpg)