Gjuha dari
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha dari ose darishtja (persisht: دری), e njohur edhe si persishtja dari (persisht: فارسی دری) është një varitant i gjuhës perse që flitet në Afganistan.[1] Termi "dari" është pranuar zyrtarisht që të zëvendësoj termin "perse" nga qeveria afgane në vitin 1964. Në shumë burime peredimore, kjo gjuh¨ ende njihet si persishtja afgane.[2][3]
Darishtja, së bashku me pashtishten, është gjuha zyrtare e Republikës Islamike të Afganistanit.[4] Është gjuha gjerësisht më e përdorur në Afganistan dhe gjuha amtare e rreth 25-50 % e popullsisë,[2][5][6] gjërsa në vend shërben si lingua franca.[7] Variantet e persishtes iraniane dhe afgane janë gjuhë reciprokisht të kuptueshme, me dallime kryesisht në leksik dhe fonologji.
Sipas gjuhëtarit iranian Zana Vahidian, arsyeja pse Dari përdoret si gjuha që pothuajse të gjithë në Afganistan mund ta kuptojnë dhe flasin është se Afganistani e zhvendosi kryeqytetin e tij nga Kandahari në Kabul në shekullin e 18-të.