From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuhët turqike përbëjnë një familje me mbi 35[1] gjuhë të dokumentuara, të cilat fliten nga Evropa Lindore deri në Siberi dhe Kinën Veriperëndimore, amtare për rreth 140 milionë njerëz dhe si gjuhë të dyta dhjetëra milionë. Gjuhët turqike origjinuan nga Azia Verilindore, ku mendohet se fliteshe Proto-Turqishtja,[2] nga ku u shpërndanë në Azinë Qëndrore dhe më në perëndim gjatë mijëvjeçarit të parë të erës sonë.[3] Ato karakterizohen si një vazhdimësi dialektesh.[4]
Gjuhët turqike janë të folura nga rreth 200 milionë njerëz.[5] Gjuha më e folur e kësaj familje është Turqishtja, gjuhë e folur kryesisht në Turqi, por edhe në Kosovë nga minoritarë turq dhe disa familje të vjetra shqiptare që bënin pjesë në aristokracinë osmane. Folësit amtarë të saj përbëjnë rreth 38% të popullatës turqike folëse, e ndjekur në numrin e folësve nga Uzbekishtja.[3]
Kjo familje shpesh konsideroheshe si pjesë e një familje më të madhe, asaj altaike, mirëpo ekzistenca e kësaj familje të fundit dyshohet nga shumica e linguistëve historikë perëndimorë.[6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.