From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjergj Arianiti (1383 - Durrës ose Shkodër, 1461[1]-63[2]) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat[3] dhe rival[4] i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat.[3] Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.[5]
Gjergj Arianiti | |
---|---|
Princ i Arianitit | |
Mbretërimi | 1427-1462 |
Paraardhës | Komnen Arianiti |
Pasardhës | Kostandin Arianiti |
Bashkëshorte | Maria Muzaka Pietrina Francone |
Fëmijë | Andronika Arianiti, Princeshë e Arbërit Goisava, Princeshë e Zetës Kirana, Zonjë e Dukagjinit Helena, Zonjë e Dukagjinit Dhespina, Zonjë e Dukagjinit Shën Angjelina, Despoteshë e Serbisë Komita, Zonjë e Misias Katerina, Zonjë e Drishtit Theodhora Arianiti Maria, Zonjë e Cerveterit dhe Vianos Thoma Komnin Arianiti Kostandin Arianiti, Princ i Maqedonisë Arianito Arianiti |
Shtëpia | Arianiti |
I ati | Komnen Arianiti |
E ëma | vajzë e Nikollë Zaharisë |
U lind | 1383 Principata e Arianitit |
Vdiq | 1462 |
Besimi | i Krishter Ortodoks |
Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht,[6][7] por Pipa i referohet edhe Arianit Komneni,[3] ndërsa studjues të tjerë e referojnë Topia Golemi.[8] Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni.[7] Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[9] Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[10] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë".[11] Fjala golem në gjuhën sllave domethënë "i madh",[12] sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[13] Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[10] Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi,[14] identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.[15]
I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.[16] I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi peng razie Gjergjin në Edrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.[17]
Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh[2] ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.[2][18] Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.[18] Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltan Muradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë[2] dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.[18]
Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës,[19] në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës.[2] Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën.[18] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.[18]
Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë me Alfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas[2] më 1456.[4] Sipas Bartlit ndërroi jetë në territor venedikas, Durrës ose në Shkodër,[2] dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet - por pa cituar ndonjë dokument sipas Sirdanit.[1]
Arianiti u martua të parën herë me Maria Muzakën, bijë e Andreas së III-të, Zotit të Devollit dhe Kirana Zenebishit, Zonja e Grabosës. Martesa e tyre u trashëgua me tetë vajza:[20]
Pas vdekjes së Marisë, u martua për së dyti me aristokraten italiane Pietrina Francone, të bijën e Oliviero Francone-s, baronit të Taurizanos.[2] Sipas Muzakës nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.[21] Burime të tjera e nxjerrin tre bija dhe tre djem[8] prej martesës së dytë:
Arianiti kishte nën zotërim Kaninën, të cilën pasi martoi të bijën me Skënderbeun më 1451, e dha për pajë.[1] që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.
Kështu zotërimet u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.