Gjeometria deskriptive
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjeometria deskriptive është dega e gjeometrisë që lejon përfaqësimin e objekteve tre dimensionalë në dy dimensione, duke përdorur një seri të veçantë procedurash. Teknikat që rezultojnë nga këto procedura janë të rëndësishme për inxhinierinë, arkitekturën, projektimin dhe artin. Vizatimi është gjuha e projektimit, dhe nëqoftëse vizatimi teknik mund të mendohet si gjuha e projektimit, gjeometria deskriptive është gramatika e kësaj gjuhe. Baza teorike për gjeometrinë deskriptive sigurohet nga projeksionet gjeometrike plane. Gaspard Monzhe është konsideruar shpeshherë si babai i gjeometrisë deskriptive. Ai zhvilloi në fillim teknikat e tij për të zgjidhur probleme gjeometrike në vitin 1765 ndërsa punonte si vizatues teknik për fortifikime ushtarake, dhe më vonë i botoi zbulimet e tij.
Protokollet e Monzhes lejojnë një objekt imagjinar të vizatohet në një mënyrë të tillë që mund modelohet në tre dimensione. Të gjitha aspektet gjeometrike të objektit imagjinar konsiderohen në përmasa dhe formë të vërtetë dhe mund të imagjinohen të para nga çdo pozicion në hapësirë. Të gjitha pamjet paraqiten në sipërfaqe dy dimensionale. Gjeometria deskriptive përdor teknikën e krijimit të pamjeve nga rreze projektimi paralele imagjinare që dalin nga një objekt imagjinar dhe bien perpendikular mbi një plan projektues. Pikat e njëpasnjëshme të projektimit krijojnë pamjen e dëshiruar.